×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Të gjitha kuriozitetet që i bëjnë unikë njerëzit me sy blu

Tuesday, 30 October 2018 10:54

Nëse ke sy kaltër, konsideroje veten me fat. Sytë kaltër janë shumë të pazakontë dhe kjo nuk ka asnjë diskutim, por për të gjithë sykaltrit, ka lajme të mira. Pse duhet ta ndiejnë veten me fat? Për shumë arsye.

1. Sytë kaltër janë gjithmonë shumë të këndshëm për t’i parë. Edhe sepse janë të rrallë në mes të njerëzve me ngjyra më të zakonshme.

2. Në të gjithë botën, janë vetëm 8 për qind e njerëzve me sy kaltër. Për të treguar se sa unikë jeni, mbajeni edhe këtë si fakt interesant.

3. Në të gjithë rruzullin tokësor, me rreth 7 miliardë njerëz, me një matematikë të thjeshtë, njerëzit që kanë sy kaltër janë rreth 56 milionë.

4. Shumë njerëz, gabimisht besojnë se ngjyra e tyre e syve si kaltër dhe e gjelbër është në iris – por e vërteta nuk është kështu. Ngjyra unike e syve të tyre është rezultat i drejtpërdrejtë i shpërndarjes së dritës në të gjithë bazën e melaninës, e cila përcaktohet nga gjenetika.

5. Studimet e reja, të publikuara në vitin 2008, në “American Journal of Human Genetics” i kanë hedhur poshtë të gjitha besimet për ngjyrën e syve. Në këto studime janë zbuluar se më shumë se 16 gjene mund të influencojnë ngjyrën e irisit.

6. Shkencëtarët mendojnë se 6 deri në 10 milion vjet më parë, një mutacion gjenetik është bërë shkak në krijimin e ngjyrës kaltër të syve që kanë njerëzit sot.

7. Shumë njerëz janë kureshtarë të dinë nëse ngjyra e tyre e syve mund të ndryshojë. Përgjigjja është – absolutisht! Njerëzit me sy kaltër, të gjelbër ose edhe kafë mund të ndryshojnë ngjyrë kohë pas kohe.

Mitet rreth syve kaltër

Sytë kaltër janë vërtet të rrallë dhe kjo është e padiskutueshme. Nisur nga ky shkak, ekzistojnë shumë mite për njerëzit me sy kaltër. Ka surpriza!

– Njerëzit me sy kaltër janë më atraktivë

– Kanë fuqi supernatyrale

– Kanë marrëdhënie më intensive me femrat

– Janë më të mirë në shtrat

– Kanë një stil jetese më të shëndetshëm

– Janë më të lidhur me tokën dhe e duan më shumë atë

– Jetojnë më gjatë

Ka edhe shumë njerëz të famshëm që janë sy kaltër: Emma Stone, Brad Pitt, Ian Somerhalder, Tom Cruise , Megan Fox, Henry Cavil, Leonardo DiCaprio, Alexis Bledel, Michael Ealy, Jake Gyllenhaal, Taylor Sëift, Jared Leto, Heather Deen Locklear, Zac Efron, Brittany Snoë, Matt Damon, Jonathan Rhys Meyers, Carmen Electra, Elizabeth Hurley, Gisele Bündchen, Nicole Kidman, Alexandra Daddario, Chris Pine, Zooey Deschanel, Chris Hemsëorth, Lyndsy Fonseca, Adriana Lima, Arnold Schëarzenegger, Anna Kournikova, Cameron Diaz, Brooklyn Decker, Elisha Cuthbert, Sienna Miller, Patrick Dempsey, Cameron Diaz, etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...