“Golden Globe” i Marilyn Monroe shitet në ankand me çmim rekord

Hënë, 19 November 2018 16:20

Statuja e çmimit për “World Film Favourite Female” bëri historinë si “Golden Globe” më i shitur në një ankand. Statuja e vitit 1961 e ikonës së Hollywood, Marilyn Monroe u shit për 250 mijë dollarë.

Ky është i vetmi “Golden Globe” në botë që është shitur me një çmim kaq të lartë në një ankand. Makina e Monroe 1956 Ford Thunderbird, dy vendëshe, doli në ankand për herë të parë dhe shkoi nën çekiç për 490,000 dollarë në Icons & Idols: Hollywood. Aktorja u fotografua duke i dhënë makinës me bashkëshortin e saj, dramaturgun Arthur Miller, menjëherë pas martesës së tyre në qershor 1956.

Legjenda e ekranit mbajti në pronësi automjetin për gjashtë vjet deri pak para vdekjes së saj në 1962. Darren Julien, president i ankandit Julien, tha se makina ishte “jo vetëm pjesë e historisë së automobilave por vjen me një atmosferë magjepsëse, romancë dhe tragjedi të një legjende të vërtetë të Hollywood”.

merlin.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...