Kreatorët e modës e refuzojnë, Bebe Rexha shpërthen me kritika ndaj tyre (VIDEO)

Tuesday, 22 Janar 2019 15:25

Do të jetë një natë magjike për këngëtaren shqiptare, prandaj ajo dëshironte që ta kuronte veten në detaje.

Bebe Rexhën nuk e kemi parë në ndonjë situatë teksa ankohet dhe akuzon dikë tjetër.

Këngëtarja ka reaguar publikisht në kurriz të disa prej kreatorëve të modës, të cilët po refuzojnë t’i qepin veshjet me rastin e “Grammy Awards”.

Biondina ka pohuar se stilistët po e refuzojnë pasi që trupi i saj është i madh dhe nuk ka përmasa të një modele.

Artistja 27-vjeçare nuk e duroi këtë gjë dhe i ofendoi publikisht përmes një video të publikuar në llogarinë personale në Instagram.

“Më falni, unë duhet ta nxirrja gjithë këtë mllef. Nëse nuk ju pëlqen stili apo muzika ime, është tjetër gjë. Por nuk mund të thoni që nuk vishni dot dikë se nuk ka masat e modeleve të pasarelave. Fuqizoni femrat që të duan trupin e tyre dhe të mos ndihen të pasigurta me veten. Megjithatë, unë do shkoj në Grammy. #Duajenitrupintuaj”.

Ndryshe, 28-vjeçarja është e nominuar në dy kategori të ndryshme të kësaj ngjarje madhore muzikore – “Best New Artist” dhe “Best Country Duo/Group Performance”.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...