Chanel Couture pranverë 2019, parajsa e elegancës

Premte, 25 Janar 2019 11:08

Bora ka mbuluar rrugët e Parisit, por brenda “Grand Palais” ku stilisti Karl Lagerfeld shfaqi koleksionin e tij couture të “Chanel” për pranverë 2019, ishte një botë krejt tjetër dhe një kthim pas në verën e “Vilës Chanel”.

Ambientet mahnitëse ku u zhvillua sfilata të kujtonin një vilë në Monte Karlo, në jug të Francës, me palma, një shkallë të madhe të dyfishtë që të çonte në një lëndinë të kuruar me një pishinë gjigante në qendër.

Modelet sfiluan nën ritmet e këngëve të këngëtares Mina dhe hapjen e sfilatës e bëri Kaia Gerber, modelja më në zë e momentit dhe fytyra më e dashur për “Chanel”.
 
Ngjyrat pastel, puplat, zbukurimet, qëndisjet dhe aplikacionet me lule ishin kryefjala e kësaj sfilate, ku modelet dukeshin si personazhe përrallash, pasi “Chanel” gjithmonë ka  çelësin e suksesit feminilitetin e ndërthurur me klasin.
Modifikuar më Premte, 25 Janar 2019 11:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...