Një filipinas shpallet fitues i konkursit ndërkombëtar të skulpturave në akull

Diel, 27 Janar 2019 09:16

Përgjatë tre ditëve dhe tre netëve, njëzet skulptorë nga e gjithë bota shpalosën dijet e tyre me rastin e edicionit të 28 të konkursit ndërkombëtar të skulpturës në akull në stacionin e skive në Valloire (lindje të Francës) ku u shpall fitues një shtetas nga Filipinet.

Pascal Delannoy, drejtuesi i Zyrës për turizmin në këtë qendër skish tha për median se është porositur 18 ton akull, i cili është tejet transparent. Kjo masë gjigande akulli është punuar nga një kompani frigoriferike në Narbonne. Është disi paradoksale pasi vetëm ky frigorifer na ofron blloqe me cilësi kaq të lartë.

Në sajë të sharrave elektrike, më pas të mjeteve më të mprehta ata skalitën akullin, i cili merrte reflekse të ndryshme ngjyrash përgjatë orëve.

‘’Temperaturat ndryshojnë gjithë kohës, gjatë ditës ka shumë diell dhe jemi të detyruar ti mbrojmë skulpturat. Vitin e kaluar, unë nuk e dija dhe me shkrirjen e akullit u dëmtua edhe forma e skulpturës’’, tregonte Ludo Roders, i cili konkuronte për Holandën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...