Mbretëresha Elisabeth II bën postimin e parë në “Instagram” (FOTO)

E Enjte, 07 Mars 2019 17:16

Mbretëresha Elisabeth II ka bërë sot postimin e saj të parë në “Instagram” , vetëm katër vite pasi ka bërë postimin e saj të parë në “Twitter”.

Sikurse shkruan revista “Elle”, mbretëresha britanike para katër vitesh postoi për herë të parë në “Twitter” një foto nga muzeu i shkencave dhe sot ka bërë të njëjtën gjë në “Instagram”, pas një rikthimi në këtë muze.

Njerëzit nëpër komente tanimë falenderojnë muzeun që është bërë shkak për të frymëzuar mbretëreshën Elisabeth II të bëhet aktive në rrjetet sociale.

Në postimin e saj, mbretëresha tregon se gjatë vizitës në Muzeun e Shkencave, ka zbuluar një letër nga Arkivat Mbretërore dhe që i drejtohej stër-stër-gjyshit Princit Albert dhe datonte në vitin 1843.

Letra është nga Charles Babbage i cili është cilësuar si pioneri i parë i kompjuterëve.

“Sot vizitova Muzeun e Shkencave ku zbulova edhe një letër nga Arkivat Mbretërore, i shkruar në 1843 drejtuar stër-stër-gjyshit Prince Albert. Në letër, Babbage i drejtohej Mbretëreshës Viktoria dhe Princit Albert për krijimin e tij “Motori analitik”, i pasuar me programin e parë kompjuterik i krijuar nga Ada Lovelace, vajza e Lord Byron. Sot, pata mundësinë të mësoja rreth iniciativave të kodimit të kompjuterëve nga fëmijët dhe si duket më përshtatet mua që ta publikoj këtë postim në Instagram”, shkruante mbretëresha.

Vetëm brenda një ore, postimi i mbretëreshës Elisabeth II ka marrë 19 mijë pëlqime.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...