Harry dhe Meghan larg nga Mbretëresha, shihni çfarë mund të hanë tani

Premte, 24 Janar 2020 11:59

Kuzhina e Meghan dhe Harry ndryshon. I hapet drita jeshile shumë ushqimeve që në Buckingham Palace ishin të ndaluara. Dritë jeshile për hudhrat dhe qepët, edhe për salcën e makaronave që spërkasnin rrobat, edhe sallatat e produkteve të detit, por edhe sushi. Pjatat pikante dhe ekzotike gjithashtu do të përdoren, edhe një gotë vere gjithashtu. Pas largimit nga pallati mbretëror, çifti do të jetë më i lirë edhe në kuzhinë.

Protokolli i Buckingham Palace parashikon rregulla të rrepta edhe për ushqimet që mund të konsumohen, por tani që dukët e Sussex kanë fluturuar në Kanada dhe kanë hequr dorë nga titujt mbretërore, mund t’i lejojnë vetes edhe ndonjë ‘mëkat’ me ushqimit

Tortillat meksikane, një pjatë e preferuar e Harry, por e parë keq nga pallati mbretëror, mund të jetë tani pjesë e tavolinës. Edhe sallatat me fruta deti, molusqet, të cilat konsideroheshin të rrezikshme nga Mbretëresha për shkak të mundësisë së lartë të helmimit, tani mund të përdoren në shtëpinë e re të Meghan dhe Harry.

Dukët e Sussex mund të shijojnë makaronat spageti, jo të ndaluara nga pallati mbretëror, por të cilësuara të sikletshme për shkak të rrezikut të njollave. Sigurisht Mbretëresha nuk e pëlqen hudhrën apo qepën që i japin një erë të pakëndshme gojës. Tani Meghan dhe Harry mund edhe ‘shijojnë’ gjithçka për qejfin e tyre.

Modifikuar më Premte, 24 Janar 2020 12:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...