Festivali i filmit në Berlin flak çmimin e madh, zbulohet e kaluara naziste e Alfred Bauer

Premte, 31 Janar 2020 09:41

Festivali i filmit në Berlin ka hequr, një nga çmimet e tij kryesore që akordon, pasi u zbulua se regjisori qe e themeloi, Alfred Bauer, emrin e të cilit mban çmimi, ishte një nazist aktiv i rangut të lartë që kishte qenë I lidhur ngushtë me organizatën propagandistike të  Gebelsit.

E kaluara e diskutueshme e Bauer u zbulua në një artikull të “Die Zeit”, e cila tregoi hulumtimet në histori ku dilte se Bauer ishte një anëtar I partisë naziste dhe i SA – krahut paramilitar të nazistëve para luftës.

Bauer gjithashtu kishte qenë një figurë kyçe e “Reichs film intendanz”, një trupë e themeluar nga Ministria e Propagandës në 1942 dhe që kontrollonte industrinë e kinemasë.

Në një raport të hartuar për të në partinë naziste, Bauer përshkruhej si një “njeri entuziast në SA”, qëndrimet politike të të cilit nuk kishin asnjë të metë.

Investigimi i “Die Zeit” nxori dokumentet e gjetura në Arshivën Kombëtare dhe në arshivën e Berlinit, sipas të cilave Bauer ishte përgjegjës për spiunimin e aktorëve, regjisorëve dhe anëtarëve të tjerë të industrisë së filmit. Ai besohet se ka shkatërruar sistematikisht pas luftës, të gjitha gjurmët e së kaluarës së tij naziste.

Bauer ishte përgjegjës për vendime të tilla si kush merrte detyra në film dhe kush duhej të dërgohej në fron për të luftuar.  

Sipas kërkimeve të  “Die Zeit”, Bauer bëri përpjekje të mëdha për të krijuar përshtypjen se ai kishte qenë një kundërshtar i regjimit nazist.

Ai bëri deklarime të shpeshta false për rolet që kishte pasur gjatë luftës dhe ia arriti të mbulonte që ai kishte qenë anëtar me rrogë I Partisë Nacional Socialiste.

Ky zbulim që u bë i njohur vetëm pak ditë para hapjes së festivalit të 70-të, është një telendisje shumë e madhe për Berlinalen, e cila mbante një konsideratë të lartë për Bauer dhe i kishte dhënë emrin e tij, njerit prej çmimeve më të rëndësishme të saj në 1986, pas vdekjes.

Në një deklaratë në mediat sociale, zyrtarët e festivalit thanë se “Shpjegimi, sipas këtyre burimeve, është që Bauer ka mbajtur pozicione me rëndësi gjatë epokës naziste. Në kuadrin e këtyre zbulimeve, Berlinare do të pezullojë “Çmimin e Ariut të Argjendtë Alfred Bauer” menjëherë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...