VIDEO/ Repisti afrikan me flamur shqiptar që po ndez diskotekat e Kosovës

Saturday, 01 February 2020 08:43

elevizioni publik i Zvicrës, SRF, në emisionin e tij “Reporter” ka dhënë këto ditë, dokumentarin për fenomenin interesant të një afrikani që po ndërton një karrierë të suksesshme në rap skenën kosovare.

Dokumentari merret gjerësisht me profilin e këtij këngëtari, me emrin artistik “Cliqme”, mënyrën e depërtimit të tij në tregun muzikor në Kosovë, rrethin e miqve të tij shqiptarë atje etj. Gazetari merr edhe opinionet e reperëve të tjerë shqiptarë nga Kosova, të cilët flasin me simpati për afrikanin që këndon dhe flet shqip, shkruan albinfo.ch. Njësoj, pozitivisht për të flasin edhe të rinjtë që kanë ardhur në një diskotekë të Prishtinës për ta parë idhullin e tyre. Ndërsa ai nuk kursehet me shprehje e fraza në gjuhën shqipe, me valimin e flamurit shqiptar etj… E gjithë kjo e bën afrikanin e ri një figurë interesante dhe të pëlqyer në Kosovë.

I lindur në Kongo dhe  rritur në Wittigkofen (Bernë), Gassaan Nyangi, siç quhet në të vërtetë reperi afro 2 metra i gjatë, ka plotësuar dëshirën e tij fëmijërore. Ai ka gjetur veten nën dritën e reflektorëve, po udhëton nëpër Evropë, bën spektakle para mijëra fansëve të tij. Por, cv-ja e tij është megjithatë e pazakonshme: duke qenë një artist nga kryeqyteti i Zvicrës, Cliqme bëhet një reper i madh shqiptar dhe me shfaqjet e tij i mbush plot tashmë klube të tëra, transmeton albinfo.ch.

Emisioni prezanton edhe familjen e këngëtarit, në Zvicër. Babai i tij, i ikur para 30 vjetësh nga Kongoja, punon si mësues autoshkolle, i pari nga Kongoja në Zvicër. Ai thotë se gjatë gjithë kohës sa jeton në Zvicër, ka punuar dhe nuk ka qenë kurrë barrë e shtetit. Ndërsa vetë Gassaan Nyangi, para se të niste aventurën kosovare, ka bërë punën e këshilltarit të sigurimeve

Bernasi 29-vjeçar është veç kësaj talent për mësimin e gjuhëve. Krahas gjermanishtes, frengjishtes, gjuhës Lingala (afrikane) dhe anglishtes, ai flet dhe bën rep tashmë edhe në gjuhën shqipe. Ai njihet në Ballkan dhe para së gjithash në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ka marrë pjesë në shumë emisione shqiptare të spektaklit, është intervistuar në gjuhën shqipe dhe tash synon të stabilizohet në skenën muzikore shqiptare.

Nën videot e tij muzikore gjithnjë bëhen komente të shumta. Shumë fansa të tij mezi besojnë se një kongolez nga Zvicra këndon rep në gjuhën e tyre dhe prandaj e përgëzojnë dhe brohorasin për të.

Por si ka mundur të arrijë deri në këtë pikë qytetari i Bernës? Cliqme ka rënë në sy qëmoti me natyrën e tij energjike. Që në vitin 2012 ai është prezantuar në pjesët “paralojë” të koncerteve të të famshmëve, përcjell albinfo.ch. E ka “ngrohur” publikun për koncertet e Wiz Khalifa ose të Cris Brown.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...