Rrezikojnë falimentimin!Rita Ora dhe Dua Lipa kërkojnë ndihmë

Saturday, 04 July 2020 23:03

Dy këngëtaret e famshme shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora, u janë bashkuar kolegëve Ed Sheeran, The Rolling Stones, Sir Paul McCartney dhe 1.500 këngëtarëve të tjerë, për të nënshkruar një letër të hapur për qeverinë britanike. Ata i bëjnë thirrje qeverisë për veprime urgjente për të shpëtuar industrinë e muzikës.
Në dekadën e fundit, muzika live në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë një nga sukseset më të mëdha sociale, kulturore dhe ekonomike. Por duket se e ardhmja e këtyre festivaleve dhe koncerteve si dhe e qindra mijëra njerëzve që punojnë në këtë industri, është e zymtë.
Këngëtarët kërkojnë një strategji tre-pikëshe për rifillimin e muzikës live, si dhe një afat të qartë kohor për rihapjen e lokaleve ku luhet muzikë, duke respektuar rregullat e distancimit fizik. Gjithashtu, kërkohet një paketë gjithëpërfshirëse dhe përjashtim nga TVSH në shitjet e biletave.
”Është jashtëzakonisht e rëndësishme për artistë si unë që të flasin dhe mbështesin industrinë e muzikës live në Mbretërinë e Bashkuar. Që nga fillimi, koncertet live kanë qenë një gur themelor për karrierën time. Jam krenare që kam pasur rastin të luaj në të gjitha nivelet, nga lokalet te koncertet madhështore. Por, mundësia që artistë të tjerë britanikë të shfaqen të marrin të njëjtën rrugë është në rrezik nëse industria nuk merr mbështetje të nevojshme nga qeveria në periudhën e përkohshme para se të gjitha lokalet, festivalet të jenë të gatshëm dhe të aftë të operojnë përsëri në mënyrë të pavarur”,-ka thënë Dua Lipa.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Gjeneral ®️ AHMETAJ: “SPAK të hetojë tenderat kriminale të MM me mirëmbajtjen e helikopterëve”

Politikë

Gjeneral ®️ AHMETAJ: “SPAK të hetojë tenderat kriminale të MM me mirëmbajtjen e helikopterëve”

  Në dt. 30.07.2020, mediat Italiane informuan se “falë aftësisë së pilotëve, u shmang tragjedia”, një helikopter i Forcave Ajrore të RSH bëri ulje emergjente në rajonin e Peskarës, Itali. Mbas këtij...

Korçë, varfëri ulëritëse/ DENONCIMI i koordinatorit të LSI: Babëzia e rilindjes nuk njeh kufij

Politikë

Korçë, varfëri ulëritëse/ DENONCIMI i koordinatorit të LSI: Babëzia e rilindjes nuk njeh kufij

  Nga Petrika MELE, koordinator i LSI-Korçë Varfëri ulëritëse dhe infrastrukturë mesjetare vetëm 1 km larg Korçës! Ujrat e zeza dhe mbetjet urbane janë makthi i përditshëm i banorëve. Mungesa e ujit të pijshëm...

Korce/Braimllari:Banorët pa ujë e pa rrugë nga qeverisja klienteliste e Ramës

Politikë

Korce/Braimllari:Banorët pa ujë e pa rrugë nga qeverisja klienteliste e Ramës

  Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari prej disa ditësh është zhvendosur në Korçë, sipas së cilit është braktisur nga qeveria, nga ku denoncon problemet e shumta që hasin banorët. Këtë...