Koncerti në sheshin 'Skënderbej', shqiptarët festojnë me Dua Lipën 110-vjetorin e Pavarësisë

Tuesday, 29 November 2022 08:37

 

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka uruar të gjithë shqiptarët për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë koncertit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Dua ftoi të gjithë të pranishmit të festojnë së bashku festën e Pavarësisë, ndërsa i falenderoi të gjithë për mbështetjen që i kanë dhënë.

“Dua t’ju them faleminderit, ju dua shumë. Dhe ajo që dua t’ju them është të kaloni sa më bukur, kështu që të festojmë së bashku. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!”, tha Dua Lipa.

 

Dua Lipa po mban një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Koncerti ka nisur me Elvana Gjatën dhe këngën ‘Kuqezi’, ndërsa qindra qytetarë kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur spektaklin në këtë mbrëmje.

 

Dua Lipa mbyll sonte turneun e saj botëror, për nder 110-vjetorit të Pavarësisë së vendit tonë. Para nisjes së koncertit Dua Lipa ka dhënë një mesazh të fortë nga Tirana, për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit.

Në një konferencë për mediat, këngëtarja Dua Lipa tha se duhet të ndryshohet stigma ndaj shqiptarëve, që jetojnë nëpër shtetet europiane.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Sport

Fitore ‘magjike’ në 'Air Albania', kuqezinjtë mposhtin Poloninë dhe kryesojnë grupin

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka fituar me rezultatin e pastër 2-0 ndeshjen e radhës kundër Polonisë, në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet, me dy gola të mrekullueshëm të Jasir Asanit...

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

Sociale

“Karta e Kujdesit Shëndetësor”, dhurata e duhur për mësuesit në vigjilje të vitit të ri shkollor  

“Një edukim i mirë mund të ndryshojë çdokënd. Një mësues i mirë mund të ndryshojë çdo gjë” Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i vitit të ri shkollor. Mijëra fëmijë...

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Aktualitet

Besim i palëkundur prej më shumë se 24 vjetësh/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut shqiptar të sigurimeve

Pavarësisht se prej 1999-ës në tregun e sigurimeve janë futur shumë aktorë të rinj dhe dinamikat e tij kanë ndryshuar, vetëm një gjë ka mbetur konstante dhe e pandryshuar: besimi...