×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme”, thënie të mençura për jetën nga Al Pacino

E mërkurë, 25 Prill 2018 20:29

78 vite më parë në East Harlem, Manhattan, lindi Alfredo James “Al” Paçino.Biri i dy prindërve italiano-amerikanë Rose (nee Gerardi) dhe Salvatore Alfred Pacino, i cili u divorcua kur Al Paçino ishte dy vjeç, aktori kaloi një fëmijëri të vështirë.

Pas divorcit, e ëma u transferua në South Bronx, për të jetuar me prindërit, Kate dhe James Gerardi i cili ishte me origjinë nga Corleone e Siçilisë. I ati i tij u transferua në Covina, Kaliforni duke punuar si një agjent shitjesh dhe pronar i një restoranti i quajtur Pacino’s Lounge, i cili u mbyll në vitin 1992.

Paçino ndoqi një shkollë të quajtur zyrtarisht “Shkolla e performimit të Arteve: një divizion i Gjimnazit të muzikës dhe Arteve Fiorello H La Guardia ne Nju Jork, shkollë të cilin ndoqi edhe miku i tij tek filmi Kumbari II, aktori Robert De Niro.Al Paçino konsiderohet nga të gjithë si një nga aktorët më të mëdhenj dhe më të mirë të të gjitha kohërave në botë.

Është mjaft i njohur për rolet e tij e Michael Corleone në trilogjinë “Kumbari”, Tony Montana në “Njeriu me shenjë”, Sonny Wortzig në “Dog Day Afternoon”, Frank Serpico në “Serpico”, Lieutenant Colonel Frank Slade në “Aromë gruaje”, dhe Roy Cohn në “Engjëj në Amerikë”, etj.

Ka fituar çmimin “Aktori më i mirë” në Academy Award në vitin 1992 për rolin e tij në “Aromë Gruaje”, pasi është nominuar 7 herë për disa role të tjera të ndryshme.

al pacino 631x300

Ja disa nga thëniet e tij më brilante të thëna në filma, por edhe në intervista të ndryshme:

1- “Mbaji miqtë afër … por armiqtë edhe më afër” – Al Pacino (Michael Corleone)

2- “Kurrë mos i urre armiqtë. Të ndikon në gjykim” – Al Pacino (Michael Corleone)

3- “Kam mësuar të jetoj pa anonimitet. Nuk kam qenë në një dyqan ushqimesh ose metro për vite me radhë. Është e vështirë për fëmijët e mi të dalin në publik me mua. Fama është ndryshe tani nga sa ishte 20 vjet më parë – Unë nuk e di se çfarë dreqin është ajo tani. Nëse kam një kohë të lirë për të qenë diku pa u njohur, ky po që është luks”.

4– “Ishte gjyshi im, James Gerardi, që më mësoi dashurinë për punën. Ai bënte çdo lloj pune. Puna ishte gëzimi i jetës së tij. Kështu që unë u rrita duke mësuar ta dua punën. Është gëzimi i punës ajo që më shtyn përpara në jetë”.

5- “Të jesh njeri i ndershëm është e rrezikshme” – Al Pacino (Michael Corleone)

6- Kur ke pushtetin atëherë vijnë femrat”, – Al Pacino, në filmin “Scarface

7- “Politika dhe krimi janë e njëjta gjë”. – Al Pacino (Michael Corleone)

8- “Unë nuk jam i mangët në miq. Ne të gjithë mund të jemi të zënë në jetën tonë, karrierën tonë, por unë gjithmonë kam kuptuar se njeriu e ka të nevojshme miqësinë”.

9- “Nëse çdo gjë në jetë do të ishte e sigurtë, nëse historia do të na kishte mësuar diçka, është se mund të vrasësh këdo” – Al Pacino (Michael Corleone)

10- “Kurrë mos u bashko me dikë tjetër për të dalë kundër familjes…Kurrë” – Al Pacino (Michael Corleone)

11- “Për çfarë të shërben të rrëfehem nëse nuk pendohem?” – Al Pacino (Michael Corleone)

12- “Unë besoj se kam arritur diçka jetën time, e cila është arsyeja pse unë vazhdoj. Për sa kohë që ju keni pasion për artin, vazhdoni të punoni, sepse mosha pastaj bën të vetën”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...