Pse meshkujt nuk ‘kanë shans’ me femrat e forta

Saturday, 28 Prill 2018 21:42

Meshkujt e kanë më të vështirë lidhjen me një femër që është e vendosur dhe karakterizohet nga një karakter i fortë.

Këto janë arsyet se pse shumë meshkujve nuk “u ecin” aq mirë punët me femrat e forta:

Një femër me karakter të fortë nuk ka nevojë për një mashkull që të luftojë për të.

Meshkujt pëlqen që femrat t’i kërkojnë. Ata duan të ndiejnë sikur po luftojnë dhe po ia arrijnë të fitojnë admirimin e asaj që duan. Mirëpo një femër me karakter të fortë do i tregojë dashurinë e saj personit që do, por do i tregojë edhe se është e pavarur dhe nuk ka nevojë për mbështetje nga ana e mashkullit të saj, sidomos në aspektin ekonomik. Ato nuk bëjnë viktimën përpara meshkujve që duan për të gjetur zgjidhje për problemet e tyre dhe disa meshkuj nuk e durojnë dot një fuqi të tillë në karakterin e një femre.

Një femër e fortë e di se çfarë do.

Femrat e forta e dinë çfarë duan, si ta arrijnë dhe si të jenë mirënjohëse për gjërat që kanë arritur. Nëse ajo e pëlqen një mashkull, ajo e arrin t’i fitojë zemrën e tij. Një femër e fortë nuk do të presë që ai që pëlqen, të bëjë lëvizjen e parë. Duan pa masë, por kanë dhe synime shumë të qarta në jetë dhe ndaj objektivave të tilla kaq të mirëpërcaktuara meshkujt nuk janë aq pranues.

Një femër e fortë kërkon ndershmëri dhe sinqeritet.

Femrat e forta kërkojnë të kenë pranë dikë që tregohet i ndershëm dhe i sinqertë me to, sepse kanë kaluar shumë vështirësi në jetë që të përballen edhe me falsitetin e atij që duan. Ato nuk i tremben së shkuarës dhe për sa i përket së ardhmes, do të donin ta kalonin me dikë që u pëlqejnë aventurat dhe kanë forcë të kalojnë çdo vështirësi.

Ajo është mjaft e hapur ndaj intimitetit.

Femrat e forta i sfidojnë meshkujt në shumë aspekte. Ato kërkojnë për intimitet në mjaft mënyra, që nga bisedat e deri tek të bërit e dashurisë me atë që duan, sepse një femër e fortë ndihet mirë me veten e saj. Një femër e tillë pret që edhe mashkulli që pëlqen, të jetë po kaq mendjehapur në këtë aspekt.

Një femër me karakter të fortë i kupton gënjeshtrat.

Femrat me karakter të fortë janë të sinqerta dhe pranojnë vetëm të vërtetën në një marrëdhënie. Është e kotë t’i gënjesh ato, sepse edhe pse mund të duket sikur ju kanë besuar, sërish gaboheni. Ato arrijnë të kuptojnë çdo gënjeshtër, edhe ato” të bardhat” dhe nuk e tolerojnë aspak shtirjen dhe egoizmin. Kjo gjë me siguri nuk i pëlqen disa meshkujve që ndonjëherë duan të thonë edhe ndonjë gënjeshtër “të bardhë” për t’i shpëtuar disa situatave.

Një femër e fortë kërkon ndershmëri dhe këmbëngulje.

Femrat që kanë besim të fortë në vete, nuk i tolerojnë personalitetet e pavendosura pranë vetes, e sidomos nga personi që duan. Ato duan të shohin që mashkulli pranë tyre të tregojë dashuri, respekt dhe vendosmëri. Ato duan të ndihen të dashura në mënyrë të pakushtëzuara. Gjëja më e gabuar që mund t’i bësh një femre të fortë, është të përpiqesh ta bësh të ndihet e dobët. Nuk ke për t’ia dalë, gjithsesi.

Një femër e fortë nuk pret për ty.

Ajo do të të ndjekë kudo, nëse të do. Por në momentin që do të shohë se po talleni me të, do të largohet nga ju. Një femër e fortë nuk pret që mashkulli që do të vendosë, nëse do atë apo dikë tjetër. Ato lëndohen, mërziten për pak kohë dhe më pas mbledhin forcat dhe ecin përpara të sigurta në jetë.

Një femër e fortë do ta shprehë hapur se kush je.

Është e vështirë t’i pranojmë lehtë gjërat që as vetë nuk i pëlqejmë tek vetja, kur dikush na i vë në dukje. Por, një femër e fortë ia shpreh hapur edhe këto aspekte mashkullit që do. Ajo ia thotë hapur mashkulli që do, se sa i aftë, me vlera dhe interesant është në sytë e saj. Mirëpo, duke qenë se çdo person ka edhe të metat e veta, një femër e fortë i thotë hapur edhe të metat dhe kjo gjë nuk u pëlqen edhe aq meshkujve.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...