Kombinime të lëngjeve të frutave që nuk do tu rezistonit dot

Hënë, 30 Prill 2018 10:54

Nëse dëshironi që të keni gjithnjë një organizëm të shëndetshëm, duhet të konsumoni lëngje frutash të freskëta. Lëngjet e shtrydhura kanë shumë pak fibër, ndërsa lëngu i plotë me copëzat e grira të frutave dhe perimeve, ose siç njihet ndryshe ‘smoothie’, ka më shumë.

Një kombinim frutash dhe perimesh plot me vitamina dhe fibra. Fibrat ndihmojnë tretjen, balancojnë nivelin e sheqerit në gjak dhe të bëjnë të ndihesh i ngopur. Këto lëngje mund të jenë të mira për t’u pirë një herë në javë kur ke nevojë për një dozë perimesh ose frutash në një gotë dhe jo në pjatë.

Më poshtë do të njiheni edhe me disa kombinime interesante. Ja se çfarë funksioni kryejnë në organizëm:

1. Mollët, kastravecët dhe selinotë parandalojnë kancerin, ulin kolesterolin dhe heqin dhembjen e kokës, si dhe eliminojnë ndjesinë e përzierjes.

2. Portokajtë, xhenxhefili dhe kastraveci përmirësojnë lëkurën dhe reduktojnë nxehtësinë e trupit.

3. Përzierja e xhenxhefilit, karotave dhe mollëve është efikase për një organizëm të shëndetshëm.

4. Mollët, kastraveci, kivit përmirësojnë lëkurën.

5. Bananet, ananasi dhe qumështi parandalojnë kapsllëkun.

6. Karotat, mollët, dardhat dhe mangot neutralizojnë toksicitetin, ulin presionin e gjakut dhe luftojnë oksidizimin.

7. Domatet, karotat e mollët përmirësojnë lëkurën dhe rregullojnë frymëmarrjen.

8. Lëngu që del nga përzierja e dardhës dhe bananes rregullon përmbajtjen e sheqerit.

9. Papaja, ananasi dhe qumështi, të pasura në vitaminë C, E, hekur, përmirësojnë lëkurën dhe metabolizmin.

10. Nektarinat, bostani dhe qumështi, të pasura me vitaminë C e B2, rrisin imunitetin e trupit

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...