Shmangni varjen e gjoksit me këto veprime

Tuesday, 01 May 2018 18:13

Është një nga pjesët më joshëse të trupit të femrës, por njëkohësisht delikate.

Megjithëse është normale që me kalimin e kohës, pavarësisht formës apo madhësisë të filloni të humbni tonifikimin.

 Por duke adoptuar disa zakone të mira, është e mundur që të shtyni këtë proces.

Ka shumë produkte, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale në dispozicion për ata që duan të vazhdojnë të tregojnë një gji të bukur.

Këtu janë 4 këshillat më efektive për t’u vënë në praktikë menjëherë. Mos i humbisni!

Ushtrime me shtangë dore

Ato shërbejnë jo vetëm për tonifikimin e gjoksit, por edhe për të shmangur ngathtësinë e krahëve. Merr nga një shtangë dhe kryej lëvizje për 5 ose 10 minuta.

Kapini të dyja, mbajini ato para jush, në mënyrë që bërrylat të jenë të përkulura në një kënd të drejtë deri në lartësinë e shpatullave.

Shtyni shtangat përpara duke përhapur krahët, pastaj kthehuni në pozicionin fillestar. Bërë tri seri, nga 5-10 përsëritje secila.

Kujdes ndaj qëndrimit

Përfitimet e qëndrimit drejtë nuk janë vetëm për të shmangur dëmtimin e muskujve ose shpinës, por ruajnë edhe gjirin.

Terapia me akull

Terapia me akull është një ilaç i mirë natyror për të tonifikuar lëkurën dhe për të fiksuar gjoksin. Mos harroni ta mbështillni akullin në një leckë në mënyrë që ai të mos vihet në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën.

Bëni masazhe të butë rrethore në gjoks duke ushtruar presion të lehtë ndaj tyre. Vazhdoni për 5 minuta. Përsëriteni çdo ditë për të marrë rezultate të mira.

Masazh me vaj ulliri

Aplikimi i vajit të ullirit nuk shërben saktësisht për të fiksuar gjoksin, por është një mënyrë e mirë për të mbajtur lëkurën të hidratuar dhe për të aktivizuar qarkullimin.

Mos harroni se ju duhet të jeni të qëndrueshëm në mënyrë që të vlersoni rezultatet. 

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 18:17
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...