Për meshkujt/ Si të zvogëloni rrezikun nga herpesi gjenital

Tuesday, 01 May 2018 19:48

Herpesi gjenital është një sëmundje seksualisht e transmetueshme që nuk ka shërim. Ai mund të qëndrojë i fjetur brenda sistemit imunitar të një personi.

Ja faktorët dhe shkaqet që përhapin herpesin gjenital

 Seksi oral me një partner që është bartës i tij apo që ka plagë në pjesët intime

Çdo formë e seksit të pambrojtur

Të paturit marrëdhënie seksuale me partnerë të shumtë

Të paturit sëmundje të tjera që ulin funksionet e imunitetit

Simptomat e herpesit gjenital

Nëse do të ndiheni të lodhur apo do të keni dhimbje, infeksione, ethe, skuqje dhe simptoma të tjera që shfaqen në lëkurë rreth plagëve duhet t’i kushtoni vëmendjen e duhur!

Herpesi gjenital zakonisht tek meshkujt përhapet në zonën intime apo përreth saj. Tek femrat, herpesi gjenital shfaqet në vulvë, vaginë dhe qafën e mitrës.

Këshilla:

Bëni seks të sigurt

Seksi i pambrojtur është një faktor që rrezikon përhapjen e herpesit gjenital. Edhe nëse partneri juaj nuk ka ndonjë simptomë të dukshme, ata mund ta kalojnë virusin tek ju.

Shmangni çdo lloj kontakti të ngushtë me dikë që ka plagë të lënduara ose simptoma të tjera të plagëve orale e gjenitale. Të kryerit marrëdhënie të sigurta mund t’ju ndihmojë të mbroheni nga sëmundje të tilla.

Forconi funksionin imun

Forcimi i sistemit imunitar mund t’ju ndihmojë të luftoni simptomavt e herpesit gjenital. Një sistem i fuqishëm imunitar është i aftë për të luftuar virusin shumë më shpejt sesa një sistem i dobët imunitar.

Për të ndihmuar në përmirësimin e sistemit tuaj të përgjithshëm imunitar, për trajtimin e herpesit gjenital duhet të:

Eliminoni sheqerin dhe ushqimet e përpunuara nga dieta juaj,

Shmangni pirjen e duhanit dhe përdorimin e drogës,

Kufizoni ose shmangni përdorimin e antibiotikëve dhe medikamenteve të panevojshme,

Mos “u ekspozoni” ndaj kimikateve toksike që përmbajnë ushqimet e paketuara,

Hani shumë ushqime anti-inflamatore të pasura me vitamina, minerale, acide yndyrore, esenciale dhe antioksidantë,

Ushtrohu rregullisht,

Menaxho nivelet e stresit,

Flini më shumë gjumë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...