×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Keni këto simptoma, ja nga çfarë po vuani...

E mërkurë, 02 May 2018 10:52

Simptomat brenda dhe jashtë

Keni dhimbje kyçesh? Thonj të brishtë? Apo acarim të lëkurës? Këto janë shenja të zakonshme të artritit psoriatik. Kjo formë e sëmundjes është e ngjashme me artritin reumatoid. Prek rreth 30% e njerëzve me sëmundjen e lëkurës psoriaza. Mund të prekë pjesë të ndryshme të trupit, si dhe ndikon në gjendjen emocionale.

Shfletoni galerinë për të zbuluar si ndikon artriti në trup dhe shenjat paralajmëruese që tregojnë se po vuani nga kjo sëmundje.

Ënjtje të gishtave

Mund të keni ënjtje të gishtave, të cilat duken si  salsiçe. Ënjtja, e quajtur ndryshe daktilitis, mund t’ju shfaqet më shumë se 1/3 së pacientëve me këtë sëmundje. Ajo shfaqet si pasojë e inflamacionit, i cili prek zakonisht gishtat e duarve dhe këmbëve. Mund ta ngatërroni gabimisht me gutën nëse shfaqet vetëm në gishtat e këmbëve. Sigurohuni që të merrni diagnozën e saktë, duke qenë se guta dhe artriti psoriatik kanë trajtime të ndryshme.

Deformime të duarve dhe këmbëve

Një formë e shpeshtë e artritit psoriatik quhet artriti mutilant. Ai shkakton inflamacion që dëmton kockat në duar dhe këmbë. Gishtat e duarve dhe këmbëve mund të fillojnë të deformohen dhe vështirësohet lëvizja e tyre. Mund edhe të shkurtohen për shkak të humbjes kockore. Kjo formë e rrallë prek më pak se 5% të njerëzve me artrit psoriatik.

 Ndryshime të thonjve

Keni gropa të vogla në thonj? Ose thonjtë kanë filluar të largohen nga mishi. Këto probleme nuk janë vetëm kozmetike. Nëse nuk jeni diagnostikuar me këtë sëmundje dhe filloni të vëreni probleme, flisni me mjekun. Këto ndryshime mund të jenë shenja që ju mund të jeni duke vuajtur nga artriti psoriatik.

Probleme të këmbëve

Artriti psoriatik mund të shkaktojë dhimbje dhe ënjtje të gishtave të këmbëve. Mund të keni dhimbje edhe në pjesët ku ligamentet ose tendinat lidhen me kockat.

Dhimbje të shpinës

Dhimbjet e shpinës janë të zakonshme dhe të gjithë ne në një moment të caktuar i kemi këto dhimbje. Por, nëse vuani nga artriti psoriatik, dhimbja mund të mos lehtësohet për disa javë nëse kujdeseni vetë. Mund të jeni duke vuajtur edhe nga spondiliti: inflamacion i artikulacioneve spinale dhe sakroilike.

Dhimbje të qafës

Artriti psoriatik mund të prekë edhe qafën. Rreth 1 në 4 njerëz me artrit psoriatik mund të kenë dhimbje dhe ngurtësim të artikulacioneve. Por, ndryshe nga artikulacionet në duar dhe këmbë, sëmundja nuk dëmton vertebrën në qafë. Gjithsesi, mund të keni probleme në lëvizjen e qafës.

Simptoma të lëkurës

Këtu përfshihen shenja klasike të psoriazës, duke qenë se pacientët me artrit psoriatik kalojnë fillimisht këtë sëmundje. Kjo sëmundje prek lëkurën, thonjtë dhe skalpin e kokës.

Ndikim në shëndetin mendor

Mund të jeni të stresuar ose në ankth. Këto gjendje diagnostikohen më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga artriti psoriatik se ata që vuajnë vetëm nga psoriaza. Ekspertët mendojnë se ky proces që nxit inflamacionin ndikon gjithashtu edhe në gjendjen emocionale. Shqetësimet rreth pamjes mund të luajnë gjithashtu rol. Flisni me mjekun dhe pyeteni për trajtimet që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë. /Shëndeti/

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 10:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...