×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Personat me grup gjaku 0, më të rrezikuarit për të vdekur

Hënë, 07 May 2018 16:08

Personat të cilët kanë grup gjaku 0, janë dyfish të rrezikuar të humbin jetën nga plagët e rënda, pasi ky grup gjaku ka nivel të ulët të një agjenti të koagulimit, që mund të çojë në gjakderdhje të madhe.

Sipas një studimi të Dr Wataru Takayama, nga Spitali Universitar Mjekësor dhe Dental i Tokios, të dhënat e pacientëve të pavionit të emergjencës në Japoni, treguan se ata persona që kishin grup gjaku 0 përbënin 28% të vdekjeve.

Ndërsa përqindja e vdekjeve tek pacientët me grupe të tjera gjaku, ishte 11%.

Dr Wataru Takayama tha se grupi i tij i punës dëshironte pikërisht që të testonte hipotezën se shanset për të mbijetuar nga trauma, varen nga grupi i ndryshëm i gjakut.

Grupi i gjakut përcaktohet nga proteinat që ndodhen në sipërfaqe të qelizave të kuqe të gjakut, ku ato kryesoret janë janë A, B dhe AB.

Grupi 0, mund t’i dhurohet të gjitha grupeve të tjera pa pasur asnjë efekt negativ.

Megjithatë, personat me këtë grup gjaku kanë nivele më të ulëta të faktorit të njohur si Van Willebrand, një agjent që mund të parandalojë vdekjen nga gjakderdhja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...