×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

Nuk do ta besoni se cili është profesioni me më shumë vetvrasje

E mërkurë, 09 May 2018 13:50

1 mjek vetëvritet çdo ditë në Amerikë – një nga profesionet ku kryhen më shumë vetëvrasje. Numri i mjekëve të vetëvrarë – nga 28 deri 40 për 100 mijë banorë – është më shumë se dyfish se mesatarja e vetëvrasjeve në popullsinë në përgjithësi (që është 12.3 për 100 mijë banorë).

Një pjesë e madhe e mjekëve të vetëvrarë janë diagnostikuar me depresion ose çrregullime të tjera mendore, dhe nuk kanë marrë trajtime për të, një fakt ky që thekson nevojën për trajtim në kohë të kësaj sëmundjeje, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Deepika Tanwar, Nga Qendra Spitalore Harlem në Nju Jork.

“Është vërtet e habitshme që numri i vetëvrasjeve tek mjekët është më i lartë se ai në ushtri, që konsiderohet edhe si një profesion stresues”, thotë Tanwar.

Rezultatet e studimit janë publikuar gjatë konferencës vjetore 2018  të organizuar nga Shoqata Amerikane e Psikiatrisë.

Studimi tregon se disa nga diagnozat më të zakonshme janë çrregullimet e humorit, alkoolizmi dhe abuzimi me substancat.

Një studim tjetër tregon se depresioni prek rreth 12% të mjekëve meshkuj dhe mbi 19.5% të mjekeve femra. Studentët e mjekësisë dhe praktikantët zakonisht vuajnë më shumë nga depresioni, ku 15-30% e tyre shfaqin simptoma depresive.

Stresi fillon që në universitet dhe vazhdon edhe pas diplomimit, për shkak të orëve të gjata në punë, mungesës së gjumit, kërkesave dhe konkurrencës së lartë.

Psikiatria është sidomos profesioni me numrin më të lartë të vetëvrasjeve.

Studiuesit theksojnë se kjo nuk është vërejtur vetëm në Amerikë, por edhe në Finlandë, Norvegji, Australi, Singapor, Kinë dhe shumë shtete të tjera, ku vihet re një përhapje e ankthit, depresionit dhe vetëvrasjes përgjatë studentëve të mjekësisë dhe praktikantëve. /Shëndeti/

Modifikuar më E mërkurë, 09 May 2018 13:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...