Sot nuk kemi asnjë lajm!

E Enjte, 10 May 2018 18:11

Ligji i Knoll për saktësinë e medias: Çdo gjë që lexon në gazeta është absolutisht e vërtetë – përveç lajmit të rrallë, për të cilin ndodh që të kesh vetë njohuri të dorës së parë

Xhorxh Oruelli shkruante se në fillimet e jetës së tij, kishte vënë re që “asnjë ngjarje nuk pasqyrohej me korrektësi në një gazetë”. Njëqind vjet para tij, Henry David Thoreau këshillonte që, nëse lejon zërat e kotë dhe thashethemet të të hyjnë në mendje, është “vetëvrasje intelektuale dhe morale”

Në 18 prill 1930, një prezantues lajmesh në BBC u tha dëgjuesve: “Nuk ka lajme!”, dhe vendosi disa melodi dhe këngë.

Në ditët para se lajmet të prodhoheshin – me fjalë të tjera “krijoheshin”, për t’u shitur kompanive dhe bizneseve hapësira reklamash – dëgjuesit bekoheshin rregullisht me tinguj të ëmbël.

Tani kemi një cikël lajmesh 24 orë në ditë, 7 ditë në javë – “lajme” për njerëz, ngjarje dhe zhvillime, që hyjnë në gropën thithëse të ndërgjegjes njerëzore, për t’u nxjerrë jashtë prej aty muaj, ditë, apo sekonda më vonë, nga një lajm tjetër, më i spikatur. Lajmet “e mira” janë ato që mbeten më gjatë në gropën thithëse – tragjedi, vdekje dhe fatkeqësi – ndërkohë që lajmet “e kota”, ose informacioni që ka mirësi apo vlerë, mund të përfshijë tema të tilla si natyra, vullneti i mirë apo etika.

Që të mbeten duke u vërtitur në vorbullën e lajmeve, figurat e sotme publike duhet që të jenë argëtuese; ka shumë efikasitet edhe kur janë të paparashikueshme, apo të “sinqerta”, kur bëjnë sherr në publik, deklarata të forta, shpesh fyese. Duhet edhe të kuptohen kollaj – ose të keqkuptohen kollaj.

Xhorxh Oruelli shkruante se në fillimet e jetës së tij, kishte vënë re që “asnjë ngjarje nuk pasqyrohej me korrektësi në një gazetë”. Njëqind vjet para tij, Henry David Thoreau këshillonte që, nëse lejon zërat e kotë dhe thashethemet të të hyjnë në mendje, kjo është “vetëvrasje intelektuale dhe morale”.

Sot, në vend të mendimtarëve dhe udhëheqësve, “argëtuesit” po mbushin hapësirat tona politike, artistike, letrare dhe intelektuale. Media është shndërruar në karnavalen e shpërqëndrimeve, duke ofruar, siç thoshte Oskar Uajlld, “detaje të sakta dhe prozaike të bëmave të njerëzve, që nuk ngjallin kurfarë interesi”. A duhen lexuar të gjitha? / “NP”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...