×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Shkencëtarët kanë krijuar ‘mini-trurin’ duke përdorur ADN-në e Neandertalit

Saturday, 12 May 2018 17:34

Shkencëtarët e gjenetikës besojnë që krahasimi i biologjisë parahistorike dhe me atë moderne, do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se çfarë i bën njerëzit unik.

Shkencëtarët janë duke u përgatitur për krijimin e “trurit në miniaturë” që është ndërtuar gjenetikisht në atë mënyrë që të  përmbajë ADN-në e Neandertalit, në një përpjekje të pashembullt për të kuptuar se si njerëzit ndryshojnë nga familjarët më të afërt.

Në muajt në vijim, fijet e vogla të indeve, të njohura si organoidet e trurit, do të rriten nga qelizat njerëzore që janë ndërtuar për të përmbajtur versionet e “neandertalizuara” të disa gjeneve.

Organoidet me madhësi sa ajo e  thjerrëzave, të cilat janë të paafta për mendime apo ndjenja, janë kopje të disa nga strukturave themelore të një truri të rritur. Ato mund të demonstrojnë, për herë të parë, nëse ka dallime shumë të mëdha midis biologjisë së trurit të njeriut të sotëm dhe  atij të Neandertalit.

“Neandertalet janë të afërmit e njerëzve të zakonshëm, prandaj nëse duhet të përkufizojmë veten si një grup apo një specie, me ata mund të krahasohemi”, tha Profesor Svante Pääbo, drejtor i departamentit të gjenetikës në Institutin Max Planck Antropologjia të evolucionit në Leipzig, Gjermani, ku po kryhen eksperimentet.

Pääbo më parë udhëhoqi përpjekjet e suksesshme ndërkombëtare për të vëzhgimin e  gjenomit të Neandertalit, dhe në laboratorin e tij tani është duke u studiuar sjellja dhe cilësitë e Neandertalit të gallë në laborator, nëpërmjet teknikave të sofistikuara të korrigjimit të gjeneve.

Laboratori i ka futur tashmë gjenet e Neandertalit për të zhvilluar operacionin te minjtë, dhe gjenet e perceptimit të  ndjesisë së dhimbjes së Neandertalit i ka futur te vezët e bretkosave, të cilat mund të tregojnë nëse ata ishin sado pak të ngjashëm me njerëzit, në përjetimin e ndjesisë së dhimbjes. Tani laboratori e ka kthyer vëmendjen tek truri.

“Po shohim nëse mund të gjejmë dallime thelbësore në funksionimin e qelizave nervore, që mund të jenë një shpjeigm përse njerëzit janë kaq të veçantë”, tha Pääbo.

Ishte në këto kushte të rrepta pune në vitin 2010, kur ekipi i tij përkufizoi dhe shpjegoi  kodin e gjenomit Neandertalit, nga mostrat e degraduara rëndë, të marra nga katër femra që jetonin në Europë dhjetëra mijëra vjet më parë.

Gjenomi zbuloi se Neandertalët ishin të ndërthurur me paraardhësit tanë dhe që të gjithë joafrikanët sot të mbajnë 14% të ADN-s së Neandertalit. Dhe që kur njerëzit filluan të formojnë gjene paksa të ndryshme, rreth një e treta e gjenomit të Neandertalit ende qarkullon rreth popullatave moderne.

Sidoqoftë, ekzistojnë edhe zona të vdekura gjenetike: shtrirje të mëdha të gjenomit të Neandertalit që askush nuk i ka trashëguar, ndoshta për shkak sepse kanë qenë disavantazhe për shëndetin, pjellorinë ose  për pamjen fizike./The Guardian

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...