Pesë plazhe ideale për muajin e mjaltit

E mërkurë, 16 May 2018 20:45

Nëse ju dhe bashkëshorti juaj i ardhshëm jeni të stresuar nga planifikimi i dasmës, lëreni atë mënjanë dhe filloni të mendoni për muajin e mjaltit.


Plazhi Matira, Bora Bora

white sands at Matira Beach
Kur mendoni për udhëtimin tuaj romantik, ndoshta në mendje keni imazhin e një doku të gjatë që ju çon në shtëpitë që ndodhen në ujin e kristaltë të oqeanit.

Çatia është e përbërë prej kashte dhe kur ndodheni në shtëpizën e hotelit, e kuptoni që jeni shkëputur nga realiteti. Keni imagjinuar pushime në polinezianet franceze në plazhin Matira në Bora Bora. Jeta e natës në ishull është e pasur me muzikë të qetë dhe romantike për të sapomartuarit.


Plazhet Cambridge, Bermuda

7200986


Në “Cambridge Beaches, resort & Spa” ju inkurajojnë të gjeni sërish njëri-tjetrin. Ju dhe bashkëshorti do të keni kujtime të paharrueshme teksa shëtisni në një nga katër plazhet. Për adhuruesit e natyrës, Bermuda ofron dhe “Spittal Pond Nature Reserve”, e cila është pjesë e itinerarit të muajit të mjaltit.


Plazhi Mai Khao, Tajlandë

thailand beach
Nëse do të zgjidhni Phuketin në Tajlandë si një nga vendet e muajit të mjaltit, do të gjeni qetësinë dhe do të jeni larg zhurmës së jetës së natës, që shumë çifte mundohen t’i shmangen gjatë atij muaji. Ky plazh është i veçantë, nuk ka shumë hotele dhe jetë turistike. Ky vend synohet si pikë turistike për të shijuar natyrën e virgjër. Aty nuk do të gjeni të rinj që dynden në plazh gjatë periudhës së verës; pamjet e natyrës së virgjër do t’ju bëjnë të harroni stresin e përditshëm.


Ishulli Manda, Kenia

375803 kenya coast manda bay 4
Ishulli ka 16 vila, 14 km plazhe të izoluara dhe një pyll të bukur bregdetar, që është shtëpia e botës së egër të Kenias. Ishulli i Mandës është i papopulluar dhe po ju pret ta prekni këmbëzbathur. Kompleksi ka pishinë yjore, një dhomë idilike leximi dhe qendër me sporte ujore.


Virgin Gorda, ishujt e virgjër britanikë

virgin gorda island
Gorda është oaza e tretë më e madhe nga gjithë ishujt që përbëjnë ishujt e virgjër britanikë. Nëse zgjidhni ta bëni aty muajin e mjaltit, do të çlodheni në plazhet e shkretuara, do të eksploroni pishinat shkëmbore dhe do të ecni nëpër shtigjet e fshehta. Në këtë vend ju dhe bashkëshorti juaj do të keni mjaft kohë për të kaluar me njëri-tjetrin.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...