Rama i përkohshëm e zgjedh Arta Markun të Përhershme

Saturday, 02 June 2018 18:45

Redaksionale

Të gjithë, jo vetëm anëtarë të mazhorancës (që sigurisht ishin më të zellshmit), ishin të sigurt së në seancën e 18 dhjetorit, seancë si në gjendje lufte, Kuvendi i Shqipërisë zgjodhi një Prokurore të Përgjithshme të Përkohshme.

Politikanë, juristë, gazetarë të zellshëm nëpër emisione televizive a debate, me postime plot ‘argumente’ në rrjete sociale e gjithkund; të gjithë, madje edhe jurist profesionistë në shërbimin e tyre ndaj mazhorancën por edhe plot zell në injorancën e tyre, këmbënguljen për zgjedhjen e një  Prokuroreje të Përgjithshme të Përkohshme!

Prokurore e cila do të ishte në detyrë vetëm pak muaj, derisa me demek do të avancohej me reformën në drejtësi, kështu do të ishte gati Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe zgjedhja do të bëhej sipas kushteve të reja që dikton Kushtetua dhe Ligji.

Por çfarë ndodhi?! Injoranca e trukuar prej shërbimit dhe servilizmi të pështirë dhe ordiner nuk e thoshin që në fakt zonja Marku nuk u zgjodh Prokurore e Përgjithshme e Përkohshme por Rama e zgjodhi atë, duke e shkelur me të gjitha mënyrat për të pasur një ushtare e devotshme dhe besnike e tij për një kohë të gjatë, jo e përkohshme por e gjithkohshme.

Ndryshimi nuk është formal, por thelbësor! Sepse Kuvendi nuk kishte tagër kushtetues të zgjidhte Prokurorin e Përgjithshëm, kompetencë që vetë Kuvendi me ligj ia ka dhënë Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Rama e zgjodhi me nxitim me 69 vota, pa bërë vettingun. Kishte arsye. Frika e tij për zullumet që ka bërë është e madhe dhe i duhet mbrojtje.

Arta Marku e vërtetoi që në ditët e para të punës së saj. E vërtetoi me ndryshimet antiligjore që bëri në institucionin e Prokurorisë, e vërtetoi me qëndrimin me çështjen “Tahiri”, e vërtetoi me veprimet dhe mosveprimet në rastin e Agron Xhafajt dhe vëllait të tij ministër të brendshëm etj.

Ajo e vërtetoi edhe me përgjigjen që i ktheu sot televizionit ‘Top Channel’, i cili i kërkoi Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku strategjinë që ajo ka për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Në përgjigjen zyrtare televizioni u drejtua tek faqja e internetit ku është publikuar strategjia e Arta Markut. Por, pavarësisht përkohshmërisë që u deklarua me muaj, e vërteta është se kjo strategji ka afatin nga 2018 deri në 2020, ndërkohë që askush nuk ka deklaruar se kaq do të jetë edhe mandati i saj në këtë detyrë të përkohshme.

Sot Shqipëria nuk ka Prokuror të Përgjithshëm, por ka vetëm një prokurore zëvendësuese që në kundërshtim me Kushtetutën është caktuar të kryeje funksionet e Prokurorit të Përgjithshëm.  Rama dhe Arta Marku janë duke konsumuar një puç kushtetues. /55news.al/

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 16:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...