Opozita pengon integrimin?! Ramën e demaskon Lali Eri dhe Griselda

Diel, 03 June 2018 19:15

Redaksionale

Ditët e fundit, i frikësuar nga vendimi negativ që pritet më 28 qershor nga ana e Këshillit Evropian për negociatat për Shqipërinë, ka filluar një lum akuzash në drejt të opozitës.

Për të mbrojtur pushtetin e tij nga zemërimi popullor ai thotë se kritikat e opozitës për të janë tradhti ndaj vendit dhe se pengojnë rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Kulmi i kësaj propagande janë akuzat e tij se qëndrimet skeptike të vendeve Evropiane ndaj rezultateve të tij në luftën kundër krimit dhe korrupsioni vinë për shkak të ndikimit të shpifjeve që opozita bën për gjendjen në Shqipëri.

Rama për t’i shërbyer interesave të pushtetit të tij e akuzon opozitën se po bën gjithçka që vendi të mos marrë një përgjigje pozitive në fund të këtij muaji.

Në fakt ai e akuzon opozitën se po bën gjithçka që ai bëri kur ishte në opozitë që nuk la gur pa lëvizur që vendi të mos merrte statusin e vendit kandidat apo edhe liberalizimin e vizave.

Demaskimi më i madh i këtij qëndrimi është vetë qëndrimi i tij dhe shumicës socialiste në rastin e njohur si “çështja Griselda” në fund të vitit 2011.

Griselda Roshi, e shoqja e Elvis Roshit, i cili sapo ishte zgjedhur kryebashkiak i Kavajëskishte stimuluar shtatzëninë e saj dhe pasi kishte mbajtur disa muaj një jastëk për të treguar barkun e fryrë, sajoi një rrëmbim nga persona të panjohur dhe pretendoi që ata i kishin hequr forcërisht fëmijën nga barku dhe ja kishin rrëmbyer. Pa kaluar pak orë pasi, Griselda Roshi i tha këtë gënjeshtër familjes së saj, Partia Socialiste u hodh në sulm kundër qeverisë dhe ish-Kryeministrit Berisha duke i akuzuar ata direkt për këtë akt (të shtirur) barbar, madje duke dhënë si motiv hakmarrjen e tij ndaj Elvis Roshit që kishte fituar në Kavajë pak muaj më parë.

Griselda e lëshoi lajmin e saj pa gdhirë, por pa kaluar pak orë, Erion Veliaj u dërgoi një email mbi 100 ambasadorëve, europarlamentarëve, komisionerëve të BE-së, përfaqësuesve të Departamentit të Shtetit dhe  të qeverive europiane, organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, natyrisht në gjuhën angleze.

Pasi të nesërmen u mor vesh se e gjitha ishte një sajesë, as Veliaj dhe askush nuk i njoftoi e aq më pak të kërkojë ndjesë të gjithë atyre përfaqësuesve të huaj, të cilëve ju dërgua mesazhi që akuzonte kundërshtarin politik për një krim barbar në gjuhën angleze.

Disa ditë më vonë në takimin e përbashkët parlamentar BE-Shqipëri në Bruksel, deputetja Tanja Fajon e ngriti problemin e Griseldës dhe shprehu shqetësimin e thellë të Parlamentit Europian për këtë akti mizor, duke nënkuptuar akuza ndaj qeverisë. Rilindësit nuk e kishin njoftuar Fajonin as në anglisht e as në shqip.

Një tjetër rast skandaloz ishte lëvizja e turpshme e Erion Veliajt në ditët që pritej vendimi që shqiptarët të lëviznin të lirë drejt Bashkimit Evropian. Me një letër drejtuar vendeve anëtare ai thoshte se nuk duhej ta merrnin një vendim të tillë sepse rrezikohej që të gjithë shqiptarët të dyndeshin në vendet e BE-së.

Rama as atëherë nuk u ndie apo edhe të kërkonte ndjesë. Ai ka bërë gjithçka për ta dëmtuar vendin në marrëdhëniet me familjen evropiane apo në proceset integruese. Po harron se ai ishte opozita më e keqe që ka pasur ky vend dhe vijon të jetë qeverisja më e keqe që ka pasur ndonjëherë Shqipëria. /55news.al/

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 21:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...