Qeveria e Gropës, jo e Europës

Tuesday, 05 June 2018 19:32

Sa më shumë i afrohemi “datës së gjykimit” për hapjen e negociatave, aq më e qartë bëhet fakti se nuk kemi një fushëpamje horizontale, por një fushëpamje vertikale, që do të thotë kjo qeveri e ka gremisur Shqipërinë në gropë, para se ta integrojë në Europë.

Gropa shihet nga të gjitha planet. Nëse do të marrim atë të financave, borxhi publik që ka akumuluar kjo qeveri ka shkuar në stratosferë me mbi 73%, duke kaluar fashën europiane të Traktatit të Manstritit e cila e ka vendosur kufirin tek 60%, ama edhe këtu për shtete me kapacitet të fortë ekonomik. Po në lëmin e financave, kjo gropë vazhdon e bëhet më e thellë po të analizojmë sistemin e taksave në Shqipëri, që jo vetëm e ka tredhur ekonominë shqiptare por i ka çuar shqiptarët në zgrip. Mjafton të shohësh shirën prej 400 mijë aplikantësh për lotarinë amerikane për të kuptuar turra-vrapin e shqiptarëve për të dalë nga Edi-gropa.

Në fushën e investimeve publike, më parë investitorët shkelin në Hënë sesa në mëhallën ekonomike të Edi Gropës . Nga investitorët e prurjeve të qeverisë Berisha tanimë ka ngelur vetëm zyra boshe e të braktisura dhe ata pak investitorë të mbetur nga inercia e tranzicionit i sheh duke braktisur hotelet me valixhe në dorë.

Në fushën e rendit dhe sigurisë s’kemi pse kërkojmë me qiri në dorë për të gjetur ndonjë krim sepse ka dalë sheshit.  Mjafton të shohësh ministrat e Brendshëm, Sajmir Tahirin dhe Fatmir Xhafën për të kuptuar se kjo është qeveri e Gropës së Drogës dhe jo Europës. Narkotrafikanti Tahiri del lirisht e pi kafe në mes të Tiranës ndërsa Fatmir Xhafa hedh ende firmën e ministrit në survejime opozitare. Kanabisi vazhdon blerim mbuluar ndërsa Edi Rama shullëhet brenda gropës me drogë dhe korrupsion.

Modifikuar më E mërkurë, 06 June 2018 18:56
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...