Numri dy i Partisë së Merkelit i vë emër "Peshkut të Madh"

Hënë, 11 June 2018 19:47

Në një intervistë ekskluzive për Kryeredaktoren e “Opinion”, Desada Metaj, numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul ka treguar qartë se cilat janë kushtet për hapjen e negociatave: burgosja e Tahirit, si peshk i madh dhe dorëheqja e  Fatmir Xhafajt.

Por, çfarë duhet lexuar nga kjo deklaratë?! Së pari, duhet të peshojmë personin që bëri deklaratën. Dr. Wadephul është zv. Kryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, përgjegjës për politikën e jashtme, të sigurisë dhe Këshillin e Europës, dhe Kreu i Grupit të Punës për Ballkanin Perëndimor. Pra, është njeriu i dytë në hierarki, por zyrtari i parë përmes së cilës kancelarja Merkel përcjell politikat e saj të jashtme. Pra, deklarata mbart një valencë të rëndësishme, jo vetëm besueshmërie, por edhe vendimmarrëse.

Së dyti, kur kërkohet burgosja dhe dorëheqja, përkatësisht e Tahirit dhe Xhafës, dy bashkëpunëtoreve politik dhe personal të Ramës, mesazhi që përcillet është se kërkohet largimi i vetë kryeministrit. Është pikërisht ky akti, pra largimi i Ramës, që i përmbledh në një paketë të vetme si burgosjen e peshkut të madh ashtu edhe dorëheqjen e Xhafës. Pse? Sepse Tahiri, nga një larvë tabelash të zeza s’u bë peshk i madh nga sevdaja, por ai vjen nga i njëjti rezervuar kriminal ku lundron oktapodi Rama. Moralisht, politikisht dhe penalisht, ky verdikt gjerman se Tahiri është peshk i madh e hedh rrjetën e Gjermanisë edhe tek Edi Rama.Më e rëndësishmja, Numri 2 i Kancelares Merkel i vuri emër këtij peshku të madh për t'u treguar disa ndërkombëtarëve të brendshëm që të mos bëjnë diversione me cironka.

Së treti, reforma e drejtësisë, e ambalazhuar nga qeveria dhe ndërkombëtarët “e brendshëm”me mantelin prej superheroi, po demaskohet tani si shkaktarja e bllokimit të drejtësisë. Numri dy i kancelares Merkel theksoi se “duhet të fillojë puna dhe funksionimi i Gjykatës Kushtetuese, të Gjykatave të instancave të larta dhe SPAK –ut”.  Asgjësimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë, njëra gardiania e Kushtetutës  e tjetra autoriteti final i  vendimeve përfundimtare, tregon gjymtimin e shtetit, në atë masë saqë mund të themi se për ca pleshta, reforma dogji gjithë jorganin e drejtësisë. Pra, aktualisht na duhet një reformë në drejtësi për të reformuar vet reformën në drejtësi, pasi i gjithë sistemi i drejtësisë është bërë kotkë.  Pra, është demaskuar tanimë se këto duar të përlyera me kokainë dhe hashash nga tabori politik i Ramës, jo vetëm që s’po bëjnë reformë në drejtësi, por po e përçudnojnë për të siguruar mburojë për krimin e organizuar.

Qeverisja e Edi Ramës e arriti standardin më të madh të publicitetit, saqë po i kërkohet dorëheqja edhe nga instanca ndërkombëtare, fiks si dikur Noriegës. Sentenca është e qartë: Largimi i Ramës është parakushti për plotësimin e kushteve që na kërkohet për integrimin evropian./ Redaksionale 55news.al

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 15:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...