Agjencia e Anadollit na rrëfen si Rama po shkon drejt Islamit Politik

E mërkurë, 13 June 2018 19:39

Në vitin e Skënderbeut, në 140 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe në vigjilje të marrjes së një vendimi për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, në një intervistë për  Agjencinë e Anadollit,  kryeministri shpalosi anadollakun e tij duke lajmëruar vendosjen e çallmës mbi kokën e qeverisjes së tij, për të mbivendosur shinat e islamit politik mbi rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Natyrisht, kur plekset politika me fenë produkti është hipokrizia. Edi Rama përdori një gjuhë që e dëgjon kur Ajotollahu i Iranit sulmon Izraelin, për të goditur islamofobinë dhe turkofobinë, jo prej shtetari të një vendi laik, por si nga minarja e Ajotollahut duke mallkuar këdo që shpreh islamofobi dhe turkobi. Por, ky hipokriti që rrëmbeu nga leksiku i Rilindësve fjalën turkoshak për të sulmuar ambasadorët e Shqipërisë nëpër botë, na dilka tani si promotori i anti- turkoshakizmit dhe  si prurja e re në intifadën erdoganiste ndaj qafirëve turkofobë.

Aktualisht, ndodhemi në një moment të rëndë kulturalisht, ku qeveria po shemb Teatrin Kombëtar, Parlamentin e Kulturës së një vendi. Por, bashkë me Teatrin, kryeministri po shemb historinë dhe po i ngul jataganin tolerancës fetare.

Janë dy fjali,  që vet Rama duket se është përkujdesur për t’i theksuar e për t’i hedhur bash në vatrën anadollake.  E para është shpallja publike e admirimit për Erdoganin dhe e dyta  dhe me e rënda është certifikimi i Islamit si burim i ekzistencës së kombit shqiptar, duke e mbuluar kombësinë me veshjen islamike. Pra, lidhi atë që 5 shekuj otomanizëm s’arritën ta bënin, fenë me kombin, që në terminologjinë otomane njihet si politika e miletit, bash ajo politika që shfrytëzoi Serbia me Greqinë, nga Traktati i Shën Stefanit e deri tek Konferenca e Londrës, për ta ndarë Shqipërinë në katërsh.

Turkoshaku-kryeministër fshiu historinë antike të Ilirisë, historinë mesjetare të principatave Arbënore dhe epopenë më të madhërishme të historisë shqiptare dhe evropiane të ngadhënjimit 25 vjeçar të Gjergj Kastriot Skënderbeut. Ironikisht, ky bartës i banderolës së Rilindjes fshin gjithë aktivitetin e Rilindjes Shqiptare dhe e çon Diellin e Naimit, jo në Lindje, por në Orientin e beduinëve.

Me këtë fjali ky ka dalë kundër Gjon Buzukut, Frang Bardhit, Marin Barletit, Vëllezërit Frashëri, Jeronim De Radës, At Gjergj Fishtës,  Ibrahim Rugovës, Ismail Kadaresë dhe gjithë korifenjve të kombit shqiptar. Me këtë fjali ai ka shkruar epitafin e tolerancën fetare. Ç’mund të thonë katolikët dhe ortodoksët shqiptarë  pas kësaj. A s’janë ata shqiptarë meqenese sipas Ramës u mungon islami si burim i kombit shqiptar. Pra, kryeministri ka ricikluar politikën e miletit të Portës së Lartë, ky myslimanët janë turq dhe ortodoksët janë grekë.

Këto deklarata të Ramës janë preludi i asaj që shumëkush e ka ridikulizuar apo nënvlerësuar, pra të një rikthimi të një Islami politik në Shqipëri, ashtu siç është vendosur në Turqi. Dhe jo më kot, çiftimi politik mes Ramës dhe Erdoganit nuk ka të bëjë me investime ekonomike, por në një investim në ideologjinë neo-otomane. Rama e nxori këtë deklaratë nga pusi i Anadollit për ta shpërndarë botërisht përmes Agjencisë që mbart të njëjtin emër, që t’i bëjë karshillëk BE-së se po s’u martua me të ka jaranin Erdogan. Përdorimi politik i Islamit e vendos atë në vasalitet me Erdoganin por historia shqiptare ka treguar që se dumbabistët dhe gjithë hamzatë  përfundojnë në gjirize.

Modifikuar më E Enjte, 14 June 2018 18:03
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...