Nga Kristaqi te Edvini, historia përsëritet

Saturday, 16 June 2018 18:01

Nga Sali Berisha/ 

Kristaqi dikur i çoi ne litar dhe i degdisi dhe internoi artistet, Edvini i persekuton dhe i shkelmon ata!

Miq, duke ndjekur keto dite qendrimet e Edvinit dhe Lal Plehut te tij ndaj artisteve me te shquar te kombit, te cilet po luftojne me nje vendosmeri te admirueshme ne mbrojtje te teatrit kombetar, nje simbol kombetar per çdo komb te qyteteruar, me erdhi ne mendje nje takim me intelektualet dhe artistet e Tiranes ne dimirin e vitit 1991.

Ne kete takim kishte ardhur edhe Edvin Kristaq Rama se bashku me te ndjerin Ardian Klosi. Ne takim e mori fjalen Edvin Kristaq Rama ku shtroi aty pikepamjet e tij ekstremisto-anarkiste, per te cilat u degjua per nuk gjeti asnje mbeshtetje. Pas tij fjalen e kerkon e piktorja, restauratorja, studjuesja e mirenjohur e arteve, e ndjera Fatbardha Shkupi. Ne fjalen e saj ajo polemizoi dhe hodhi poshte kerkesat ekstremiste te Rames per varje te komunisteve ne shtylla tensioni etj. Ajo gjithashtu ne ate takim i kerkoi Rames te denonte publikisht veprimtarine pre xhelati te te atit Kristaq Rama, i cili kishte firmosur varjen ne litar te poetit Havzi Nela dhe kishte persekutuar sa e sa artiste te tjere, dhe se e asaj vet i kishte shkaterruar jeten dhe karrieren artistike duke e derguar si internim ne Librazhd nga Institui i Larte i Arteve: “Eshte e domosdoshme qe ti te denosh krimet e babait tend dhe te kerkosh te falur publikisht ne menyre qe te mund te besohesh per ato qe thua”.

Nderhyrja e drejte dhe vendosur e te ndjeres Fatbardha Shkupi u prit me duartrokitje nga te pranishmit ne salle. Edi Rama, i zemeruar nga diskutimi i zonjes Shkupi, qe kishte kaluar vite te tera internim ne Librazhd nga persekutori i saj Kristaq Rama, jo qe nuk kerkoi ndjese dhe nuk denoi veprimtarine kriminale te babait te tij biologjik, por ne menyre demostrative u largua nga salla e debatit intelektual.

Sot pas 27 viteve, ky pinjoll i eterve mizor, piktor deshtak, trajton me urrejtjen atetore artistet me te mire te kombit shqiptar vetem se ata mbrojne nje simbol kombetar ku kane shkrire gjenine e tyre krijuese per dekada.

Une u bej thirrje qytetareve te Tiranes dhe te mbare Shqiperise qe te mbeshtesim fuqimisht dhe me vendosmeri artistet tane te shquar qe po mbrojne shkaterrimin e Teatrit Kombetar nga parate e droges dhe krimit te Edi Rames dhe klikes dhe puthadoreve te tij. sb

Modifikuar më Saturday, 16 June 2018 20:52
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...