BE-ja, më larg se në vitin '98

Tuesday, 26 June 2018 21:21

Redaksionale

Dalja kaps e Ditmir Bushatit dhe deficienca politike dhe diplomatike që shkëlqente në fjalimin e tij përbën epitafin, jo vetëm të vdekjes së një fazë integrimi, por të gangrenizimit të gjithë procesit të integrimit. Është një diagnozë kjo e njohur si simptoma e turqizimit të raporteve me BE. Pra me Edi Ramën, Shqipëria nuk po orbiton në fushën gravitacionale të BE-së për t’u përthithur si trup, por ka dalë jashtë kësaj ligjesie  integruese dhe është kapluar nga vrima e zezë e Turqisë.

Shtyrja e hapjes së negociatave për në qershor të vitit 2019 s’është gjë tjetër veçse një artificë e vendeve si Franca, Gjermania dhe Holandë, për ta mbajtur në hava këtë çështje, që në gegnisht perifrazohet me na lënë me mih n’ujë. E patë Bushatin! Broçkulliste duke falenderuar BE ndërkohë që shtetet nukla të Europës kanë lëshuar mesazhin se krimi dhe droga mund të gënjejne burokracinë e Brukselit, por jo Berlinin dhe Parisin.

Në planin gjeo-politik, ky është  një vendim, jo me vulë Brukseli, por me vulën e Parisit dhe Berlinit, për të mos trazuar Ballkanin me një JO të fortë për Shqipërinë dhe Maqedoninë. Shihni deklaratat e Komisionerit Hahn i cili ka degraduar në një korrier progress-raportesh, duke qenë totalisht në kontradiktë me instancat politike dhe diplomatike të Gjermanisë, Francës, Hollandës, etj. Për të shmangur keqkuptimet, nuk kemi një stanjacion prej Brexit apo dyzimit të BE-së për t’u zgjeruar, por  për shkak të krimit dhe drogës që në Shqipëri ka emrin kryeministër. Progresraporti është një triller, para raporteve policore dhe të shërbimeve informative që lexojnë deputetët e Gjermanisë, Francës dhe Holandës.  

Pra, me gjithë drogën dhe krimin që ka bërë kapicë Edi Rama në Shqipëri, duke u  kthyer në gangrenën ballkanike të gjithë qelbsilluqeve botërore, Berlini dhe Parisi nuk mund t'i presin ato fije  europiane të investimeve që kanë kryer në Shqipëri. Identifikimi i Edi Ramës si qeveri e drogës dhe shtresëzimi i krimit mbi shtyllën e shtetit shqiptar është po ashtu identifikuar si një problem afatgjatë. Të keqen e 5 prioriteteve! Tani u bënë 10! Mbi shpinën e Shqipërisë janë hedhur një sere kushtesh të tjera që e kthejne Shqipërinë më keq se pas 97. Janë kushte që s’i ka Maqedonia apo Serbia dhe nuk i ka pasur asnjë shtet tjetër.

Prandaj, hapja gjoja e negociatave në 2019 është si hedhja e një falli, si leximi i filxhanit, që shënon turqizimin e raporteve me BE. Rama e ka kuptuar se “gijotina” europiane kërkon "kokën " e tij politike, saqë edhe në postimin e tij, për kinse lajmin e madh, përmend fjalën port, për të treguar se në rrjedhën e përroit psiqik i ka djegur porti(kokaina dhe Tojota Yaris).

Modifikuar më E mërkurë, 27 June 2018 10:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...