Rama, vetëm 3 minuta e jo më shumë

Diel, 01 July 2018 12:17

Turi i ‘llogaridhënies’ është shndërruar në një tragjikomedi të vërtetë. Një Kryeministër që në shumicën e rasteve bën gallatë dhe u përgjigjet pyetjeve të porositura, arrogant, ofendues karshi popullit të tij.

Por ditët e fundit “bashkëbisedimi” po i del nga kontrolli Kryeministrit. Tanimë ai ka vetëm një përgjigje ndaj shqetësimeve dhe pyetjeve të qytetarëve: 3 minuta.

Është bajate dhe e neveritshme sepse për Kryeministrin një problem në sistemin e shëndetësisë mund të zgjidhet për 3 minuta, kur sistemi është i tëri kolapsuar dhe ai duhet të japë llogari për të.

Qytetarët kërkojnë punë dhe Rama thotë ‘3 minuta’ ndërkohë që duhet të flasë për ata qindra mijëra shqiptarë që po braktisin vendin se nuk kanë punë.

Qytetarët kërkojnë rrugë dhe shërbime më të mira për kryeministrin të gjitha këto realizohen për ‘3 minuta’.

Një qytetar i kërkon dokumentacionin për pronësinë, Rama ia ‘zgjidh’ hallin me: 3 minuta.

Një tjetër flet për kanalet vaditëse që janë për faqe të zezë, Rama ia ‘pastron’ me togfjalëshin: 3 minuta.

Qytetarët e kanë kuptuar dhe ia dinë tashmë si t’ia kthejnë edhe përgjigjet. Nga Korça e mora fjalën një qytetar dhe duke e ditur përgjigjen e Ramës nxitoi të mos ia sqaronte hallin por t’i jepte përgjigjen ironike: “E di, 3 minuta e jo më shumë”. /55news.al/

Modifikuar më Hënë, 02 July 2018 19:08

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kina heq akredimin e tre gazetarëve të Wall Street Journal

Globi

Kina heq akredimin e tre gazetarëve të Wall Street Journal

Kina ka revokuar letrat kredenciale të tre gazetarëve me gazetën Wall Street Journal me qendër në SH.B.A., për shkak të titullit të një editoriali të fundit që qeveria kineze e...

Irani thotë se nuk do ta dorëzojë kutinë e zezë të dëmtuar të avionit ukrainas

Globi

Irani thotë se nuk do ta dorëzojë kutinë e zezë të dëmtuar të avionit ukrainas

Irani njoftoi se kutia e zezë e aeroplanit ukrainas, të cilin e rrëzoi vetë gabimisht pakkohë më parë është dëmtuar dhe se nuk ka në plan t’ia japë atë për shqyrtim asnjëvendi tjetër. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet medias shtetërore iraniane e cila citonte zyrtarë të lartëtë vendit. Irani ka qenë nën presion të vazhdueshëm ndërkombëtar për të lejuarekzaminimin e dhënave të kutisë së zezë. Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha javën e kaluar se ai kishte thënë ministrit tëJashtëm iranian Mohammad Javad Zarif se duhej të kryhej një hetim i plotë dhe ipavarur rreth incidentit. Avioni ukrainas me 176 persona në bord u rrëzua pak minuta pas nisjes nga aeroportii Teheranit më 8 janar, gjë që çoi në vdekjen e të gjithë personave në bord. Mes viktimave ishin 82 shtetas iranianë e 63 kanadezë, shumë prej tyre me origjinëiraniane. Incidenti ndodhi ndërsa forcat iraniane të mbrojtjes ajrore ndodheshin nëgatishmëri të lartë pasi kishin sulmuar vetëm pak orë më parë me raketa balistikeforcat amerikane në Irak. Sulmi me raketa ishte një kundërpërgjigje e Iranit ndajvrasjes nga forcat amerikane të gjeneralit ushtarak Qasem Soleimani. "Ne gëzojmë të drejtën ta këqyrim vetë kutinë e zezë. Kemi të drejtën të jemi tëpranishëm në çdo ekzaminim të saj", tha zoti Zarif. Ai tha se Teherani nuk do tëlejonte që një vend tjetër të kryente shqyrtimin e kutisë së zezë në vend të Iranit. Porzoti Zarif shtoi se po zhvillon bisedimeve me vende të tjera, veçanërisht me Ukrainënlidhur me hetimin. Ministri iranian i Mbrojtjes Amir Hatami tha se kutia e cila regjistron të dhëna mbifluturimin kishte pësuar "dëme të dukshme dhe se i është kërkuar industrisë sëmbrojtjes të ndihmojë në rregullimin e saj".

U akuzua për vdekjen e pacientes/ Mjeku Karaj: Ja hapat që ndoqëm

Aktualitet

U akuzua për vdekjen e pacientes/ Mjeku Karaj: Ja hapat që ndoqëm

Mjeku i njohur onkolog, Agim Karaj, ka reaguar lidhur me vdekjen e shtetases, Anjeza Hallvaxhi. Mjeku Karaj përmes një postimi në rrjet sqaron të gjitha procedurat dhe hapat e ndjekur...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!