Sulejman Gjana: Teatri duhet të mbrohet, mbart vlera historike dhe arkitektonike

E Enjte, 05 July 2018 18:02

Në një opinion për 55.news.al, legalisti i njohur z.Sulejman Gjana u shpreh kundër prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, si dhe kundër makinacioneve që po bëhen nga pushteti për ta ligjëruar këto veprim vandalist. Për z.Gjana, ideomi i këtij teatri në kohën e lavdishme të mbretërisë zogiste dhe vlerat që ai bart janë të domosdoshme për t’u vënë kundër veprimeve të “njeriut të ri” socialist. Ja opinioni i z.Gjana:

“Tirana ka përjetuar tashmë një masakër urbane të vërtetë që duhet të ndalohet me çdo çmim tek kufiri i Teatrit kombëtar. Njerëzit e ndërgjegjshëm, ata që qytetarinë nuk e kanë të huazuar por të lindur dhe të trashëguar, janë dëshmitarë të shpërfytyrimit të kryeqytetit tonë ku objektet me vlerë historike, kulturore dhe arkitektonike janë shkatërruar për tu zëvendësuar me kulla betoni dhe qelqeje të shëmtuara dhe pa asnjë vlerë përveçse asaj monetare që kanë nxjerrë kasapët e paskrupullt. Unë nuk habitem aspak nga përpjekjet e pushtetarëve aktualë për ta shembur atë godinë, jo vetëm sepse e kam parasysh se pas këtij projekti fshihet një aferë korruptive dhe mafioze, por sidomos sepse e di se të majtët "shqiptarë" janë trashëgimtarët më të denjë të pushtetit komunist. Dhe kur mendojmë se komunizmi krijoi njeriun e ri që përfaqësohet sot nga socialistët, ishte e pritshme që njeriu i ri, kjo krijesë hibride, do të synonte një ditë të krijojë edhe qytetin e ri në imazhin e vet, pra një qytet hibrid, pa identitet, pa histori, pa kulture as trashëgimi apo çdo veti tjetër që i takon një epokës tjetër të historisë tonë. Për mua, godina e Teatrit duhet të mbrohet për vlerën historike dhe arkitektonike që ajo përfaqëson si një prej objekteve në të bukura të ideuar qysh në kohën e mbretërisë. Imagjinoni nesër kur të planifikojnë shkatërrimin e kompleksit të godinave te ministrive për ti zëvendësuar me pallate prej betoni.  Jo kurrë kjo nuk duhet të lejohet sepse këta objekte nuk u takojnë pushtetarëve por mbarë qytetarëve. Dhe më vjen keq që disa aktorë e kanë ulur debatin në nivelin e shfaqjeve që janë lujtur në atë godinë dhe që në shumicën e rasteve lënin për të dëshiruar kur nuk ushqenin thjesht propagandën dhe ideologjinë komuniste që krijoi pikërisht njeriun e ri që sot po projekton shembjen e asaj godine. Sikurse z. Skënder Zogu e ka shpreh këto ditë, le të shkatërrojnë piramidën e Enverit nëse duan ti bëjnë një shërbim Tiranës dhe vendit. Unë do te isha personalisht dakord për prishjen e godinës së Teatrit vetëm me një kusht: nëse para se ta hedhim ne erë, do t’i mbylleshim brenda godinës të gjithë pushtetarët e sotëm dhe të ashtuquajturit artistë-sahalëpirës që e mbështesin shembjen e kësaj godine...”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...