"Populli i mrekullueshëm serbë" i delirantes shqiptare

Diel, 15 July 2018 08:26

Nga Gani Mehmetaj

"Serbët janë popull i mrekullueshëm", shkruante një mbesë e Enver Hoxhës në rrjetin social FB. Emrin e mbesës majtiste, nuk e mbajta në mend, por nuk ia lexova asnjë fjali që do ta mbështeste përgjërimin kjo budallaçkë delirante.
Mbi një milion pjesëtar të "populli të mrekullueshëm serb"  të delirantes shqiptare, u mblodhën në Ushqe, afër Beogradit me 19 nëntor 1988 në mitingun e organizuar nga Lidhja e Komunistëve të Serbisë, për të mbështetur S. Milosheviqin në luftën gjenocidale kundër shqiptarëve të Dardanisë.  S'mbeti pjesëtarë i "popullit të mrekullueshëm serbë", që mund të ecte në dy këmbë, që nuk mësyu në Ushqe, por hapësira e paanë nuk i zuri të gjithë, raportonin mediet e Beogradit.
Afër dy milion pjesëtarë të "popullit të mrekullueshëm serbë" u mblodhën me 28 qershor 1989, në Fushën e Dardanisë, afër Prishtinës, për të mbështetur vrasjet e shqiptarëve që i paralajmëronte krimineli Milosheviq.
Miliona serbë, "të mrekullueshëm" bridhnin nëpër ish-Jugosllavi si qentë e tërbuar në mitingjet kundër lirisë së kombeve jo serbe, duke i paralajmëruar se ditë të zeza po i presin. 
Kisha Ortodokse Serbe, përfaqësuese e "popullit të mrekullueshëm serbë" e nxiti luftën rrënimtare në ish-Jugosllavi duke "i bekuar" vendet  "e shenjta serbe" në Kroaci, Bosnjë- Hercegovinë e Dardani, me eshtra gomari, ndërsa  gënjenin kinse janë eshtrat e një të quajturi Shën Sava. Aty ku shkelen popat serb - korba  me eshtrat relikte gomari "populli i mrekullueshëm serbë" bëri masakra të papara ndaj kombeve jo serbe.  Vranë popullatën e pambrojtur në Kroaci, bënë gjenocid në Bosnjë-Hercegovinë, duke lënë pas vetës mbi njëqind mijë kufoma, pushkatuan mijëra të kapur rob ( sa ilustrative është thënia e Fishtes: Nuk jemi serbë t'i vrasim njerëzit e xanun rob).
"Populli i mrekullueshëm serbë" nuk pati forcë të ngrinte zërin kundër krimeve të tmerrshme ndaj grave shtatzëna e foshnjave të sapolindura shqiptare që ushtarët e policët e serbë i mbanin në thika e bajoneta trofe lufte.   
Me 28 qershor 2018 peshkopi serb, përfaqësuesi i "serbëve të mrekullueshëm", në Fushën e Dardanisë, mu si Miloshevqi me 28 qershor 1989, kërcënoi shqiptarët me luftë, ndërkaq budallaqja delirante shqiptare nuk e tha asnjë fjalë kundërshtimi.
Jam takuar dhjetëra herë me dhjetëra intelektualë, shkrimtarë, kineastë e gazetarë të "popullit të mrekullueshëm serbë" në festivale e takime ndërkombëtare në Paris, Romë, Kanë, Berlin, Venedik  etj. por asnjëri prej tyre nuk pati forcë morale e intelektuale te mi thoshte dy fjalë mirëkuptimi për tragjedinë që na e shkaktuan. Si nuk e dëgjova asnjërin prej këtyre intelektualëve e shkrimtarëve të më kërkonin falje interne, se për falje publike nuk prisja.
Nga "populli i mrekullueshëm serb" në jetën time kam takuan vetëm një serbe- gjermane, që qante ndërsa fliste për krimet serbe në Dardani në një meshë të ungjillorëve. Ajo u kërkonte falje shqiptarëve me përgjërim për krimet serbe, për të ardhmen që na e errësuan, për gratë e përdhunuara.
Serbja e mrekullueshme ishte ndryshe nga "populli i mrekullueshëm serbë" i delirantes shqiptare. Por serbja e mrekullueshme ishte zyrtare e lartë gjermane, që nuk kishte lindur në Serbi, nuk  kishte jetuar ndonjëherë atje, por vuante e turpërohej nga krimet e bashkëkombësve. Ajo e kishte mësuar nga Vili Branti çka është përkulja e kërkim falja para varreve të viktimave të holokaustit.
"Populli i mrekullueshëm serbë" bënë holokaust ndaj shqiptarëve, por ende nuk e linden një Vili Brant që do të përkulej, të kërkonte falje para varreve të shqiptarëve. Politikanët, priftërinjtë e figurat publike serbe bëjnë garë kush të jetë më arrogant se tjetri në raport më shqiptarët. Ata ende shkumëzojnë e kërcënojnë si qentë e  tërbuar. 
Në një atmosferë të tillë është e pamundur të bëhet dialogu, sepse ata e përsërisin: prano kushtet tona, ose prapë do të vrasim e të përdhunojmë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...