Ne nuk ju tradhtuam

Premte, 27 July 2018 08:20

Nga Kreshnik Çollaku

Një e vërtetë që duhet thënë.

Disa muaj më parë një grup aktorësh na ftuan si Këshilltarë Bashkiake në një bashkëbisedim për çështjen e Teatrit.

Aktorët na kërkuan sensibilizim dhe mbështetje për çështjen e Teatrit.

Aktorët i mundonte ideja kthyer në klishe (jo pa arsye) se politika shitet e blihet...ndaj kërkonin që të mos i tradhtonim.

E kuptoja këtë shqetësim dhe kjo ‘paranojë’ e kishte një bazë.

Sinqerisht më vinte turp nga vetja e bezdi që pse, për shkak se i angazhuar në politikë, të paragjykohesha me klishenë e politikës që shitet e blihet.

Jam i bindur nuk jam i vetmi që bezdisesha nga ky paragjykim.

Pse të paragjykohem mendoja, unë as jam shitur as jam blerë. Jetoj e punoj me djersën time e profesionin tim jo nga politika. Politika është një pasion, mbase pasion i mundimshëm, por unë kam vendosur ta bëj drejtë e ndershëm, mbase edhe duke gabuar, ndonjë veprim apo qëndrim i imi mund të quhet i gabuar, por kurrë s’do të quhej i pandershëm. Vetes i kisha bërë betimin se nëse do të më duhet të bëj pakt me pandershmërinë ... do ta braktisja pasionin ‘Politikë’.

Këto mendoja dhe po vetë përgjigjesha, aktorët kanë të drejtë të paragjykojnë, ka pafund raste pandershmërie në këtë ambient, paragjykimi i tyre është i bazuar, është barra ime dhe e atyre si unë ta mbajnë këtë paragjykim dhe çdo ditë me sjelljen e veprimit tim të tregoj se jo të gjithë jemi të pandershëm të shitur apo të blerë ...

U dhamë fjalën aktorëve dhe qytetit se nuk do ti tradhtojmë dhe do të mbrojmë, pronën publike dhe Teatrin.

Rrethanat dhe ligji përcaktonin se vendimi për prishjen e Teatrit dhe përvetësimin e truallit të tij, çka ishte kleçka e madhe, duhej të kalojë në Këshillin Bashkiak Tiranë.

Grupi i PS në Këshill kishte 32 vota. Që vendimi i prishjes së Teatrit dhe përvetësimit të Truallit të kalonte duheshin 3/5 e votave në këshill, pra 37 vota.

Kryetarit të Bashkisë dhe PS i mungonin vetëm 5 vota, për ta përfunduar këtë projekt në forme ligjore, pa zhurmë, pa ligj të veçantë pa debat në qytet dhe pa andralla.

Nuk e di nëse kanë tentuar të blejnë apo joshin këshilltarë, mbase e kanë bërë siç e kanë zakon, por asnjë këshilltar as nga grupi PD as nga ai LSI nuk lëvizi dhe së bashku deklaruam se votat për të prishur Teatrin e grabitur Truallin, Bashkia e Qeveria nuk do ti kenë kurrë.

Dhe kështu ndodhi.

Këshilltaret e Opozitës qëndruan, nuk tradhtuan fjalën dhe betimin e bërë madje u shtuan ndërsa qeveria dhe kryetari i Bashkisë iu futen aventurës së turpshme me ligj të veçantë.

Sot jo pa zhgënjim disa nga aktorët më të zhurmshëm që asokohe na kërkonin të mos i tradhtonim dhe që më hidhëronin aq shumë me paragjykimin e tyre, i shoh mbase me më pak zhurmë të kërkojnë prishjen e Teatrit, madje sa më parë, e të firmosin kërkesa pikërisht për atë për të cilën na kërkuan të mos i tradhëtojmë.

Vlerësimi im për ta mbetet ... por zhgënjimi dhe keqardhja gjithashtu.

Këto rradhë i shkruajta për të thënë një mesazh të thjeshte kujtdo që i lexon:

Mos paragjykoni e mos gjykoni nën klishe, njeri të ndershëm ose pandershëm nuk të bën profesioni apo pasioni... por formimi edukata integriteti personal që e ke marrë që me qumështin e nënës.

Thënë troç...çdo berr varet nga këmbët e veta.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...