Gërmadhat provinciale, që qeverisin dhe urrejnë Tiranën!!!

Hënë, 06 August 2018 13:16

Nga Petrit Vasili

Tirana është një e tërë. Tirana ka qenë dhe mbetet përfaqësuese e atyre standardeve shoqërore, intelektuale dhe morale, që e lëvizin përpara vendin.

Ç'janë këta kaqola, që na e shpifën me këto numra idiotësh jo 200 mijë andej po 800 mijë këndej. Këta gjithë ditën kanë pjesë të broçkullave të tyre krahasimin me Romën, Parisin, Londrën, Vjenën, Barcelonen etj., etj.

Po kanë a dëgjuar këta kaqolët tanë ndonjëherë, që ata burra e gra të mençur dhe pa komplekse, që i drejtojnë ato qytete ti ndajnë qytetet e tyre në: kaq mijë njerez na duhen dhe kaq nuk na duhen.

Idiotësira të tilla vetëm këta tanët në Tiranë mund ti nxjerrin nga goja. Këta ‘budallenjtë’ e Europës restaurojnë me merak e dashuri çdo metër mur apo ndërtesë, që mban gjallë memorien, kulturën e trashëguar dhe korpusin e vlerave intelektuale.

Ndërsa këta bulimistët politikë, që qeverisin Tiranën shkatërrojnë, e shkatërrojnë, e shkatërrojnë me histeri të papërmbajtur. Këta të kompleksuarit tanë vuajnë dhe nuk shërojnë dot provincializmin e tyre arkaik, pa ngjyrë, pa moral dhe plot urrejtje për Tiranën nuk bëhen e nuk bëhen dot qytetarë të saj.

Këta duke u hakmarrë ndaj Tiranës dhe duke shkatërruar trashëgiminë e saj u duket sikur do shërojnë e qetësojnë komplekset e inferioritet e tyre pa ditur se po i thellojnë ato.

Ndaj Tirana i përbuz këta dhe përbuzjen nuk e përcaktojnë numrat, por gërmadhat provinciale të cilat Tirana i bluan i flak dhe vetëpastrohet prej tyre siç ka bërë në dhjetëra e dhjetëra vjet, nga ku ka dalë më e shndritshme dhe më e fortë, por edhe me e pastër..

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...