Koment/ Nuk durohet më, duhet prishur “status-quo”-ja

E mërkurë, 05 September 2018 13:58

Nga Ilir Nikolla 

Ruajtja e një gjendjeje të ngrirë është shërbimi më i mirë që mund t’i bëhet një qeverie të rrënuar, e cila nuk shqetësohet më as pse s’u paguhet njerëzve asistenca sociale, as pse pensionistët janë në pragun e urisë e as pse qytetet e mëdha tashmë janë bërë domen i bandave kriminale, të cilat e kanë ndarë territorin me lagje, si në Siçilinë e viteve ’80. Thirrjet e opozitës për revoltë janë legjitime, por secili duhet të gjejë mënyrat ta shprehë revoltën e vet dhe mospranimin e realitetit, përndryshe, opozicioni i heshtur apo vetëm zhurma virtuale do vijë një kohë dhe do anatemohet si “revoltë kazani” e rrjedhimisht edhe do delegjitimohet nga ana e qeverisë dhe e myshterinjve të saj nëpër Evropë.

Bërja publike e revoltës personale është një kontribut i parë për shëndetin e demokracisë së sëmurë në Shqipëri, por është gjithashtu edhe një shërbim kombëtar. Mendimi otoman “mos u grric me hyqymetin” e ka zgjatur pafundësisht tranzicionin shqiptar. Me aksiomën “i di qeveria këto punë” lamë nomenklaturën komuniste të merrte pushtetin ekonomik, pastaj toleruam riciklimin e brezit të dytë të Bllokut Komunist në politikë dhe tani kemi mbërritur në stadin ku po i nënshtrohemi pushtetit të oligarkëve, sepse pas tyre qendrojnë banda të armatosura që kontrollojnë territorin.

Të vetmet vendime që po marrim këto kohë pa i kërkuar leje qeverisë janë vendimet për të braktisur vendin, për të mbyllur bizneset apo edhe për t’u rekrutuar si shegertë në oborret e konsoliduara të oligarkisë. Por këto vendime s’ia prishin qejfin qeverisë dhe njëkohësisht garantojnë ruajtjen e “status-quo”-së në ekonomi dhe në politikë. Me këto vendime, ministresha e Arsimit ka veç sikletin e mbajtjes fshehtë të numrit të shkollave që po mbyllen, ministri i financave ka luksin të ulë shpenzimet për asistencë sociale, të cilat i kalon për luks zyrash apo koncesione, kurse ministri i Bujqësisë ka rehatinë të shpallë me krenari se viti i ardhshëm do regjistrojë rekordin më të ulët të subvencioneve për bujqësinë, pasi sektori po ia del edhe pa subvencione (çka përkthehet se fshati po shpopullohet e tokat s’po mbillen më).

Politika “mos u grric me Hyqymetin” po na çon në shndërrimin e tranzicionit shqiptar në një gjendje permanente, ku oligarkia ka përjetësuar pushtetin e vet. Prishja e “status-quo”-së mund të arrihet edhe me “revolucione” të vogla individuale, shumatorja e të cilave do ia prishte rehatinë Edi Ramës dhe do ta detyronte të largohej. Dikush në rrjetet sociale fliste për revoltën e fëmijëve, të cilët duan të gëzojnë të drejtën t’i shkarravisin librat e tyre, por prindërit i ndalojnë, pasi në të kundërt do detyrohen t’i paguajnë sa frëngu pulën në fund të vitit. Është një fillim, por mirë do të ishte që revolta të shtrihej tek mësuesit, të cilët duhet të refuzojnë të luajnë dekorin për shfaqjet delirante të kryeministrit këtë fillimviti shkollor, të shtrihej tek administrate, e cila duhet ta shtojë bashkëpunimin me hapësirat e denoncimit dixhital, sa herë detyrohen të hedhin ndonjë firmë të kundërligjshme.

Secili duhet të rezistojë disi dhe të tentojë t’i japë zë rezistencës dhe dashtë Zoti edhe revoltës së tij. Kur revoltat individuale fitojnë zë, ato janë kontributi parësor në prishjen e “status-quo”-së.

Jemi në rastin kur çfarëdo lëvizjeje nga limonite, do të ishte veçse pozitive.

Modifikuar më E Enjte, 06 September 2018 17:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...