BE  heq gurin e themelit ligjit “Për Teatrin”

E mërkurë, 12 September 2018 14:43

Nga Hekuran Hoxhalli

BE tha dje: zhvisheni projektin e Teatrit nga korrupsioni, dmth nga skema e zhvatjes së pasurisë publike për qëllime përfitimi privat. Të gjithë thirrën urraaa! A thua se për herë të parë dëgjonin fjalinë: Futeni projektin në garë?!
Të futësh projektin në garë do të thotë të shpronësosh privatët e parcelës ndërtimore, projektin e teatrit të mos e bëjë oligarku, por profesionistë të painteresuar për kullat pas tij, do të thotë lejën e ndërtimit për kullat t‘ia japësh ndërtuesit që kërkon numër sa më të vogël katesh e kullash, por që ve në dispozicion fond sa më të madh për ndërtimin e teatrit.
BE kërkon garë, sepse gara e mbron interesin publik dhe lufton korrupsionin. Gara është kundër Kryeministrit që e “polli” këtë aferë dhe kundër oligarkut që iu bë “djep” asaj.
Opozita ka të drejtë që t’i gëzohet fjalës së BE, sepse BE foli këtë herë me gjuhën e saj. Problemi është se pse gëzon “nëna” dhe pse gëzon “mamia”. Apo ia kanë gjetur anën edhe garës? Të kenë vënë kriter tenderi që firma fituese duhet ta ketë emrin me gërmën e parë “F” dhe të disponojë truall brenda parcelës ndërtimore?
Sic e njoh une “nënën” e korrupsionit, kjo do jetë gjëja e parë që i ka shkuar ndërmend. Puna është se BE nuk e ka regjistruar tentativën e parë si “projekt zhvillimi”, por si aferë korruptive, e mbetur në tentativë. Deklarata e BE nuk është: “Bravo çuna! Vazhdoni kështu!”, por është: “Kujdes çuna! Kështu nuk bëhet!”. Deklarata e BE është “gropa” që BE i ka bërë gati “nënës” së korrupsionit. Sfida nuk është për Kryeministrin. Sfida është për opozitën: do t’ia ndriçojë rrugën për në gropë kryeministrit, apo do ta tërheqë nga mënga që të mos bierë brenda?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...