Parlamenti, si organizatë partie

E Enjte, 13 September 2018 19:33

Redaksionale

Shfaqjet e partisë në pushtet në sallën e parlamentit kohët e fundit e kanë shndërruar atë në një aneks të Rilindjes apo më keq akoma si organizatë të rëndomtë partie.

Ajo që po bën mazhoranca qeverisëse me Kuvendin, muajt e fundit, është një situatë e paprecedentë në historinë e vendit, por edhe në historinë e demokracive perëndimore. Seancat plenare i ngjajnë fiks mbledhjeve të organizatave të partisë ku gjithkush llomotit se sa e mirë është partia dhe se sa heroik është Shefi dhe se sa të gjithë duan që ai ‘të rrojë sa malet’.

Edi Rama dhe rilindësit e tij e urrejnë parlamentin, për shkak të vlerës që ajo sallw ka, si tempull i demokracisë. Pasi ai e urren debatin parlamentar, e urren alternativën, e urren llogaridhënien.  Ndaj në çdo veprim apo nismë që ai ndërmerr qëllimi kryesor është degjenerimi i asaj salle dhe zhvlerësimi i plotë i rolit që parlamentarizmi ka.

Edi Rama e mbushi parlamentin me miliarderë që hiqen se përfaqësojnë popullin e varfër shqiptar, e mbushi atë sallë me deputetë që e vetmja gjë që dinë të bëjnë është blerja e votave. Edi Rama solli në Kuvend deputetë me diploma false, që nuk dinë të formojnë asnjë fjali normale në gjuhën shqipe.  Edi Rama solli kriminelët më të mëdhenj të vendit në atë sallë, përfaqësues të krimit të organizuar, krerë të grupeve mafioze.

Të gjitha këto vetëm e vetëm për shkak të urrejtjes për fjalën e lirë, për themelet e demokracisë.

Në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare përfaqësuesit e Rilindjes degjenerojnë dhe asnjë punë konkrete nuk ka për përmirësimin e iniciativave ligjore. Gjithçka bëjnë është miratimi me verbëri dhe shurdhëri të plotë të çdo afere që vjen nga Qeveria, pasi kështu thotë partia dhe çdo organizatë duhet të bëjë atë që partia urdhëron.

Dhe të gjithë bashkë, shkojnë njëzëri në seancat plenare miratojnë çdo gjë të pisët, korruptive, shkatërruese për vendin, pa asnjë respekt dhe dashuri për vendin dhe të ardhmen e tij. E pse duhet të mendojnë? Pse u dashka të jenë profesionistë dhe patriotë?! Ata nuk përfaqësojnë asgjë më shumë se sa thjesht anëtarë të rëndomtë të një organizata partie të Rilindjes, fiks si organizatat e partisë së punës, plot me të paaftë dhe kriminelë. 55news.al

Modifikuar më Premte, 14 September 2018 18:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...