Rexhepi përdhunon Xhisielën, Rama përdhunon shtetin

Tuesday, 02 October 2018 18:30

Përdhunimi i Xhisiela Malokut nga djali i deputetit të Partisë Socialiste, Rexhep Rraja, dhe të gjitha ngjarjet që kanë vijuar më pas që nga policia e shtetit që e braktisi  e deri të përdhunimi tjetër që i bëri Edi Rama dhe Rilindja e tij tregojnë se shteti këtu ka rënë.

Xhisielën nuk e mbrojtën, e braktisën, e lanë në mëshirë të kriminelëve dhe ajo vijon të dhunohet sistematikisht.

Xhisielën e përdhunoi Rexhep Rraja, provat dhe faktet janë të qarta. Djali i deputetit do t’ia hedhë sepse ka mbrojtjen e vendosur të Edi Ramës, i cili nga ana e tij ka vendosur që ta përdhunojë në të gjitha drejtimet shtetin.

Një Kryeministër që angazhon të gjitha strukturat ligjzbatuese për të mbrojtur një përdhunues nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse një përdhunues edhe më i rrezikshëm.

Edi Rama shfuqizoi çdo mision që ka shteti, çdo detyrë të institucioneve për të mbrojtur nga vajzë të re, e cila është lënë vetëm, nga fatkeqësia që e la jetime pa baba dhe nga Rama që e la pa shtetin e saj.

Edi Rama e përdhunoi shtetin e shqiptarëve kur i quan horra çdo hero të policisë që denoncon krimin dhe angazhohet në mbrojtje të tij. Ai fsheh horrllëkun e tij, se veçse një horr mund t’ia bëjë diçka të tillë kombit të tij.

Ndaj në të gjithë këtë historinë e rëndë të Xhisielës ka dy përdhunues. Njëri është Rexhep Rraja, i cili sot është pas hekurave si çdo përdhunues tjetër në botë, aty ku duhet të ishte që prej ditës së denoncimit të parë të vajzës nëse Rilindja nuk do ta mbronte.

Përdhunuesi tjetër, edhe më i rrezikshëm, është Edi Rama. Përdhunuesi i popullit të tij, përdhunuesi i kombit, përdhunues sistematik i shtetit të shqiptarëve. 55news.al

Modifikuar më Tuesday, 02 October 2018 21:57
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...