×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Herën e parë - tragjedi, herën e dytë - farsë

Saturday, 20 October 2018 16:58

Nga Qemal SAKAJEVA/
Në Beograd vërtetojnë Karl Marks, i cili, në 18 Brymeri i Lui Bonopart, ka shkruar: “All great historical facts and personages occur, as it were, twice... the first time as tragedy, the second time as farse (Të gjitha faktet dhe personazhet e mëdha historike, u ndodh dy herë të jenë ... herën e parë si tragjedi, herën e dytë si farsë”).
Në fjalorin e gjuhës shqipe, fjala farsë ka kuptimin “komedi; lojë e veprim për të mashtruar”.
Cila ishte tragjedia? Beogradi pati dërguar Armatën (Ushtrinë) në katër luftëra të përgjakshme.
Cila është komedia? Beogradi shpall neutralitetin ushtarak të Serbisë.
Gjakderdhja që Serbia u shkaktoi disa popujve, me të cilët pati bashkëjetuar në një shtet për 80 vjet, nuk pastrohet me politikën e neutralitetit. Neutraliteti ushtrak, përveçse nuk ekziston, përveçse i pabesueshëm, përveçse demagogjik, përveçse të bën të qeshësh, mbi të gjitha dhe fund e krye, është manovër që s’ka si qëllim hutimin e vendeve përreth - Kosovë, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Kroaci, Hungari e Maqedoni - por mashtrimin e Perëndimit, sidomos Bashkimin Europian, për të krijuar precedentin e paimagjinueshëm, edhe duke e urryer NATO-n të anëtarësohet në BE!
Pas luftës, që nga kryeministri Vojisllav Koshtunica e deri te presidenti Aleksdandër Vuçiç , plasën të paraqesin vendin në stilin allaTito, me një ndryshim: nuk thonë Serbi neutrale, por neutralitet ushtarak. Kulmi në këtë estradë politike arriti gjatë vizitës së fundit të Aleksandër Vuçiç në Moskë. Gjatë bisedës kokë më kokë me Vladimir Putin - siç bëri me dije Televizioni Russia Channel One në emisionin e lajmeve në gjuhën ruse - Vuçiç i tha në mënyrë serioze presidentit rus, se Serbia do të jetë vend ushtrakisht neutral nga Rusia, ndërsa ai nuk u pa as të vrenjtej, as të buzëqeshte! Për të plotësuar tablonë, gjatë vizitës dyditore të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Beograd, zyrtarët serbë i përsëritën seriozisht deklartën se, Serbia është ushtarkisht neutral nga Perëndimi. Se çfarë shqiptoi Putin si përgjigje, mediat nuk njoftuan, por ato bënë me dije se, Stoltenberg tha që, NATO respekton zgjedhjen dhe shtetet janë sovrane në zgjedhjen e tyre. Brenda kësaj të vërtete euro-atlantike, nuk ka ballkanas që të besojë se Perëndimi e ha këtë kumbull të pabërë serbe.
Serbia blen armë, aeroplanë, pranon baza ushtarake dhe kryen stërvitje të përbashkëta me Rusinë. Për të hedhur hi syve, merr diçka edhe nga Perëndimi dhe bën ndonjë stërvitje të thjeshtë me ta, por përsërit dy herë vetëm një fjalë: kurrë në NATO, kurrë njohje të Kosovës! Neutraliteti ushtarak i Serbisë nuk është i vërtetë, sepse ajo nuk e ka as mendësinë, as politikën, as fuqinë dhe as strategjinë për të bërë neutralen. Neutraliteti ushtarak dhe politika aneksioniste janë dy gjëra krejt të kundërta dhe nuk rrinë bashkë te një shtet agresor. Serbia, me pretendime territoriale ndaj Kosovës, Bosnjë- Hercegovinës dhe Kroacisë, ka domosdoshmëri për aleatë të mëdhenj mbështetës, dhe kjo është Rusia. Nuk ishte dhe nuk mund të jenë Perëndimi dhe NATO. Kësisoj, mbi ç’këmbë qëndron neutraliteti ushtrak?
Kjo është komedia.
Baraslargimi deklarativ i neutralitetit, është sajuar nga Beogradi për të përjashtuar futjen në NATO - ndryshe do të humbiste Rusinë si aleate të gjithkohëshme - dhe për të mbërritur më shpejt në BE. Sa farsë është ky pozicion i hamendësuar, vërtetohet me këtë fakt të thjeshtë: shteti i Kosovës po ecën drejt formimit të ushtrisë, njëlloj siç ka vepruar dhe do të vepronte çdo vend i pavarur e sovran. Serbia e kundërshton këtë me të gjithë forcat, siç tha presidenti Vuçiç “formimi i ushtrisë nxit frikë dhe tmerr” te serbët, apo siç ministri i mbrojtjes i Serbisë Vulin, që mëton paligjshmërinë e saj, duke thënë se krijimi i kësaj ushtrie është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB dhe Marrëveshjen e Komunovës. Por për të treguar sa neutrale është ushtrakisht Serbia, Beogradi le t’a zhbëjë dhe shpërndajë Armatën që i tmerroi popujt (ende me uniforma të përgjakura), dhe të mos jetë kërcënim për Kosovën dhe shtete të tjerë përreth. Serbia nuk ka kurajë të heshtë para dy të vërtetave të mëdha: e para, FAK (Forcat e Armatosura të Kosovës) nuk do të frikësonin askënd , siç nuk frikëson asnjëri FSK ( Forca për Sigurinë e Kosovës), sepse serbët nuk i kërcënon asgjë; dhe e dyta, ushtria serbe mbahet e gatshme dhe armatoset, e vërtetuar edhe së voni me urdhrin e presidentit, për mbrotjen me luftë të komunitetit serb në Kosovë.
Këtë që po bën Beogradi, duke detyruar status të veçantë për Serbinë -të hyjë në BE por jo në NATO - nuk e bëri Britania e Madhe e cila mbetet vend i fuqishëm i NATO edhe pse doli nga BE me Brexit.
Neutraliteti është lojë mashtruese ruso-serbe. Dhe s’përfundon.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...