Vetëvrasja e Mirela Kumbaros

Hënë, 05 November 2018 15:23

Nga Elona Caslli

Vetëvrasja e Mirela Kumbaros

Mund të kisha menduar gjithçka, por që do të vinte dita që do të shkruaja për vetëvrasjen tënde Prof., këtë gjë nuk e kisha menduar kurrë.
Kurrë nuk ish vërvitur në mendjen time, kjo metamorfozë e frikshme që të ka mbështjellë të tërën.

Kur ti hyje në auditor, dukej se gjithçka peshonte më pak. Atipike në sjellje, atipike në qëndrim, atipike në mësimdhënie.
E lirë, e freskët, e bukur…….

Kanë qenë Zgjedhjet e Përgjitshme. Një grup prej 4 vetash nga përkthimi u përzgjodh të shoqëronte disa të huaj. Mes tyre isha dhe unë. Të telefonova. Të thashë se nuk dija se çfarë të bëja, se ishte hera e parë dhe kisha frikë.
Do shkosh medoemos – m’u përgjigje.- Jam e sigurt se edhe nëse do të paraqitet ndonjë situatë e vështirë do të dish të dalësh prej saj. Ndaj pranoje dhe suksese!

Ishe pa protokoll ti dhe ndaj më pëlqeje. Nuk merrje mungesa dhe praninë e studentëve nuk e diktoje me autoritetin e regjistrit por me autoritetin e përmbajtjes.

Çfarë ka ngjarë me ty Prof?! Je shndërruar . Nuk të njoh më. Nuk dalloj më as sqimën e përzgjedhjes së fjalës kur shprehesh.

Në kujtesën e këtij qyteti do të gdhendesh si individi që donte të shembte Teatrin Kombëtar. Teatri Kombëtar do të jetë si një tatuazh mbi lëkurën tënde. Një nga ato tatuazhet që mund të jetë bërë në dehje e sipër dhe që do ta heqësh, por nuk ia del dot.

Vështirë se njerëzit do të kujtojnë faktin se ke përkthyer Milan Kunderën. Tejet e vështirë.

Vështirë se njerëzit do të besojnë faktin se u këshilloje gjithmonë studentëve të tu, të lexonin Mitrush Kutelin nëse donin të njihnin shqipen e bukur.
Shumë e vështirë…

Nuk e di se ç’mund të bësh për t’i kërkuar ndjesë popullit tënd dhe nuk e di madje as nëse populli yt do ta pranonte ndjesën tënde. Edhe ndjesa e humbet kuptimin kur nuk kërkohet në kohën e duhur.

Por, diçka e di me siguri. Nëse do të isha në vendin tënd Prof. do të takoja ndonjë mikeshë të hershme të fëmijërisë. Një nga ato mikeshat me të cilat je rritur dhe të ka qëndruar larg gjatë kohës që ke qenë në pushtet dhe nuk të ka kërkuar asnjë nder. Vetëm një njeri i tillë mund të të thotë të vërtetën dhe të të pohojë shndërrimin e frikshëm që ke pësuar.

E nëse për shkaqe të ndryshme nuk arrin të rigjesh një marrëdhënie të shkuar, konsideromë mua si një të tillë dhe besomë kur të them se je as më pak e as më shumë, mijëra kilometra larg të qenit Njeri.
Njeriu ka humbur brenda teje. E ke vrarë prej vitesh.

Post scriptum- Rrëfehet se vetëm Krishti u ringjall. Uroj të ringjallesh edhe ti Prof.

 

Modifikuar më Hënë, 05 November 2018 15:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...