Ministrat e Brendshëm të Ramës dhe lidhjet me krimin

Hënë, 12 November 2018 10:39

Që kur Edi Rama u fut në skenën politike, duke u bërë Ministër Kulture, ai gjithmonë përcillte një negativet.

Shumë herë, këtë urrejtje që ai kishte për njerëzit më shumë në fakt, u tejkalua, me justifikimin se ai është artist, dhe ndonjëherë artistët janë të ‘çuditshëm’.

Por, në fakt gjendja e tij, erdhi gjithnjë e po bëhej më keq, pasi këtë urrejtje që kishte ndaj njerëzve e shtoi më shumë, në përpjesëtim të drejtë me pushtetin që merrte.

Kulmin në bashkëpunimin me të keqen, Edi Rama e nisi në fushatën e vitit 2009, kur nisi të bashkëpunonte me kriminelë, në mënyrë që të merrte pushtetin.

Edhe pse Rama kishte afruar shumë kriminelë rreth vetes, nuk mund që të vinte në pushtet, çka bëri që më vonë të niste një bashkëpunim të pakthyeshëm më faktorët më të errtë të botës së krimit në vendin tonë.

Kjo u duk më së miri në zgjedhjet e 2013, kur rreth vetes kishte mundur që afronte, përdhunues, vrasës, trafikantë droge, duke i sjellë edhe në Kuvend.

Kjo solli më vonë, edhe vënien në krye të Ministrisë së Brendshme, të Saimir Tahirit, me të cilin mbajt linjën e trafikimit të drogës dhe hashashit.

E po ashtu, dyshime ka se përmes vëllait të tij, Rama mund të jetë i përfshirë edhe në trafikun e drogave të forta, ku këtu mund të përmendim më së miri laboratorin e drogës që u kap në Xibrakë të Elbasanit.

4 vite kaluan, dhe Saimir Tahiri, u damaskua nga të huajt dhe Dritan Zagani, por në vend që Rama në krye të Ministrisë së Brendshme të vinte një person me integritet shumë të lartë, ai vuri Fatmir Xhafajn.

Xhafaj nuk ka qenë as më shumë e as më pak, sesa një hetues në kohën e komunizmit, dhe më pas, vëllai i tij ishte dënuar për trafik droge në Itali.

Por, pozita e Xhafajt ishte rënduar akoma më shumë, pasi ka dyshime të forta, se ka përdoruar të gjitha metoda, që vëllai i tij të mos arrestohet, madje shkohet deri aty sa thuhet se Xhafaj ka çuar letra në Itali, duke thënë se vëllai i tij është bashkëpunëtor i drejtësisë.

Fatmir Xhafaj nuk e pati të gjatë qëndrimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme, pasi u shkarkua nga Edi Rama, dhe motivet duket se janë prekja e interesave.

Pas shkarkimit të tij, Rama propozoi si Ministër të Brendshëm, Sandër Lleshin, por që ky u refuzua të dekretohej nga Presidenti Ilir Meta, dhe kjo jo pa të drejtë.

Sandër Lleshi ka qenë këshilltar i Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare, dhe në këtë kohë, Siguria Kombëtare ka qenë e rrezikuar si kurrë më parë.

Në kohën kur Sandër Lleshi ishte këshilltar i Ramës, lulëzoi trafiku i drogës, dhe personi në fjalë nuk e tha asnjë fjalë të vetme.

Megjithatë, kjo i takon Presidentit, pas ripropozimit për herë të dytë të Sandër Lleshit nga Rama për dekretim.

Ajo çfarë mund të thuhet me të gjithë forcën e fjalës, është se Edi Rama është i lidhur me krimin si asnjë herë më parë, dhe për këtë i duhet një ministër kukëll.

Ditët janë të numëruar, koha e shkërmoqjes është afër.

 

/55News.al/

Modifikuar më Hënë, 12 November 2018 12:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...