Komisioni i Venecias nuk mund të ngjalli kufomën e Reformës në Drejtësi

Tuesday, 20 November 2018 08:29

Reforma në drejtësi nisi jo si një domosdoshmëri e kohës lidhur me reformimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, por nisi thjesht si një iniciativë e një fondacioni privat dhe përfundoi ne një gjueti shtrigash.

Deri tani, çfarë kemi parë gjatë procesit të vetingut , ky proces nuk ka qenë gjë tjetër por vetëm një selektim jo në bazë të kontributit, eksperiencës, vlerave apo antivlerave, korrupsionit apo jo të të gjithë gjyqtarëve që kanë kaluar aty, por thjesht zbatim direktivash që merrte Komisioni i vettingut nga Rilindja.
Reforma në drejtësi u katandis në një amulli të vërtetë të sistemit, e la vendin pa gjykatë të lartë e pa Gjykatë Kushtetuese dhe në fund të ditës, ky Komisioni i famshëm i vettingut përfundoi që vendimet i merrte e jepte siç ishte oreksi i paradhomës se kryeministrit.
Tashme dhe nga Washington DC kanë mbërritur dhe sinjalet e herëpashershme se si u gatua në zyrat e Soros si u mbështet dhe u financua nga ky njeri dështimi i sistemit të drejtësisë së një vendi dhe si u fuqizuar një sekt i i rrezikshëm që po qeverisë Shqipërinë.
Investimi i Fondacionit privat të George Soros në Shqipëri nuk ka qenë për reformën në drejtësi. Kjo ishte reformë për të instaluar një regjim dhe njerëzit e tij kudo dhe në sistem të drejtësisë dhe si kriter në radhë të parë ishte shërbesa ndaj sektit te Rilindjes, së dyti mediokriteti, se treti ndonjë lidhje interesante me krimin e organizuar sidomos sektori i narkotikeve dhe së fundmi urrejtje dhe vetëm urrejtje për kombin vendin tënd gjithçka kombëtare dhe mundësisht nëse ia dinin dhe kuptimin, të punonin e jetonin si në globalizim.
Pasi u krijua një klime politikë e tensionuar në Shqipëri nën presion ndërkombëtar të enturazhit të Geroge Soros në SHBA e Europë, sekti i rilindjes dhe ky enturazh ia dolën që të përjashtonin reformën e drejtësisë nga Komisioni i Venecias dhe serioziteti i këtij Komisioni ishte fondacioni Soros që do të merrej me këtë çështje.
Jemi sot pas 2 vitesh, që prezenca e Komisionit Të Venecias në Shqipëri ardhja e tij për çështjen e vettingut në politike, është një rreze shprese në këtë shtet të mungesës të ligjit që solli sekti i Rilindjes, por është shumë e vështirë që ky Komision të ngjallë kufomën e reformës në drejtësi që Fondacioni Soros dhe Rilindja kishin si mënyrë për të instaluar një regjim të shtetit joligjor.

Modifikuar më Tuesday, 20 November 2018 12:14
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...