Ai që sot bën “patriotin” në Kosovë ishte kundër rrugës së Kombit

Hënë, 26 November 2018 22:49

Qasja me Kosovën dhe kosovarët për Ramën është e ndërtuar në dy faza. E para ka qenë ajo e para vitit 2013, kur Rama ishte në opozitë, dhe e dyta pas ardhjes në pushtet.
Të gjithë e mbajmë mend qëndrimin që Edi Rama ka pasur për ndërtimin e Rrugës së Kombit. Rama shpërndante asokohe shkrime kundër ndërtimit të tij. Në këto shkrime kreu socialist thoshte se kjo është rruga e asgjësë, dhe rruga e panevojshme, apo edhe rrënimi i shqiptarëve.
Madje e habitshme ishte se si ai pak muaj para se të vinte në pushtet, si kryetar i opozitës për të shkuar në Prishtinë zgjodhi të kalonte nga Maqedonia, veprim i cili u kujdes të shpërndahej mirë nga zyra e shtypit në selinë e PS.
Por çdo sjellje a raport për Kosovën ndryshoi me ardhjen në pushtet. Rama i ka shtruar vetes hekurudhat e propagandës në drejtim të Kosovës. Ai shfaqet patriot në deklarata, por në veprime ka treguar se është i njëjti. Ai takoi Aleksandër Vuçiçin dhe për efekt mediatik përmendi Kosovën, por vetëm kaq ama. Koha e tregoi se ishte një qasje propagande, sot ai bashkë me keqdashës së Kosovës po i falin Vuçiçit territore shqiptare.
Sot, në mbledhjen e qeverisë Rama vazhdoi shown mediatik për Kosovën duke u pozicionuar në heqjen e taksave doganore, por harron se u ka vënë kosovarëve taksën e “Rrugës së Kombit”. Ata duhet të paguajnë 10 euro për të kaluar në Shqipëri, dhe në jo pak raste shprehen se trau i kufirit u zhvendos nga Morini në Kukës.
Kryeministri me qesharak në sytë e ndërkombëtarëve, po tenton të tregohet si “kryeministri më patriot” në sytë e shqiptarëve. Është prej pesë vitesh në krye të qeverisë shqiptare, ka zhvilluar disa mbledhje të përbashkëta me kryeministra të ndyshëm kosovarë, por më shumë se me nisma serioze është marrë me dekor dhe fjalime boshe, që e shumta ngazëllejnë një grup idhtarësh të Ramës.

Modifikuar më Tuesday, 27 November 2018 08:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...