Beteja e studentëve është vetëm me qeverinë

Hënë, 10 December 2018 15:10

Edi Rama dhe të gjitha mediat dhe shërbëtorët e tij mediatikë janë përpjekur këto ditë ta shndërrojnë apo ta manipulojnë protestën e studentëve, duke e cilësuar atë si kundër politikës në përgjithësi apo edhe si pakënaqësi e akumuluar për këto 28 vite tranzicion.

Kjo është një lëvizje e neveritshme e gjithë enturazhit rilindës. Por në fakt studentët e kanë thënë vetë në gjithë këto ditë revoltë. E kanë thënë me deklaratat e tyre, me pankartat e tyre apo edhe me mesazhet e tyre të mrekullueshme në formë memesh.

Studentët e kanë revoltën vetëm me Edi Ramën, me qeverinë e tij, me ministren e tij të Arsimit.

Ishte Rama, Nikolla dhe mazhoranca e tij që e bënë ligjin e Arsimit të Lartë. Ishin ekskluzivisht këta që e degjenuneruar në këto 5 vite sistemin arsimor në vend.

Është Rama që vjedh ccdo ditë e më shumë paratë e shqiptarëve dhe ua heq studentëve, investimeve në shkolla, konvikte apo edhe kërkim shkencor.

Ndaj studentët janë të qartë në kërkesat e tyre. Beteja e tyre është vetëm me qeverinë dhe qeveria do të jetë ajo që do të bjerë nga fitorja e madhe e lëvizjes studentore.  55news.al

Modifikuar më Hënë, 10 December 2018 19:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...