10 arsye pse studentët kane te drejte te jene politike

Hënë, 10 December 2018 19:04

Nga Oerd Bylybashi

1- Studentet enderrojne te jetojnë me mire. ‎

‎2- Arsimi i larte është nje shkalle per arritur ato endrra, ndaj Kushtetuta e vendos si te drejte dhe objektiv kushtetues social.‎

‎3- Arsimi i larte nuk është vetëm per ata qe kane para, por për këdo qe ëndërron te jete qytetar me i mire. Kushteta vendos vetëm nje kriter: aftësitë e te rinjve.

‎4- Ligji i arsimit ‎universitar i Edi Rames po shkatërron arsimin publik universitar.

‎5- Te shfuqizosh kete ligj eshte jo vetem e drejte, por eshte politike e paster.

‎6- Kryeministri Rama nuk e shfuqizon ate ligj, sepse e ka bere vete, e kishte qellim politik te kufizonte aksesin ne arsimin e larte vetem tek ata qe kane para.

‎7- Parlamenti nuk e shfuqizon ligjin sepse si noter i Rames, mazhoranca e tij noterizoi ligjin qe ai deshi.

‎8- Ligji eshte antikushtetues, por sot eshte e kote ta ankosh ne Gjykate Kushtetuese, sepse ate gjykate e ka mbyllur Rama pikerisht qe ligjet e tij te mos rrezohen.

‎9- Ligji i arsimit te larte nuk shfuqizohet me referendum sepse ne vitin 2000, socialistet miratuan nje ligj referendumesh qe vret cdo referendum dhe qe atehere kane refuzuar ta ndryshojne ligjin per referendumet.

‎10- Ndaj, ligji i Rames qe vret endrrat e studenteve per nje jete me te mire SHFUQIZOHET vetem nga studentet aty tek sheshi i protestes. Aty, mes studenteve ne ate shesh, jane Parlamenti, Gjykata Kushtetuese dhe Referendumi se bashku.

‎Politika qe prodhojne sot studentet, edhe pse thone qe ‎protesta nuk eshte politike, eshte nje Wind of Change qe mund te ndryshoje politiken.

‎#DhjetoriDyte‎

Modifikuar më Hënë, 10 December 2018 19:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...