Miliardat e infrastrukturës arsimore zhvatur me PPP nga Erion Veliaj

E mërkurë, 12 December 2018 09:02

Rilindasit janë kampion korrupsioni si në pushtet qendror ashtu në atë vendor. Veç grabitjes me tendera ku gjithmonë fiton oferta më e lartë dhe miqte e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të organizatës Rilindjes, fitimit të tenderëve fiktivë apo me latra falso, vjedhja bëhet dhe përmes PPP në infrastrukturë dhe shërbime.

Departamenti Antikorrupsion i Partisë Demokratike  denoncon skemën e megazhvjatjes nga Erion Veliaj përmes PPP, e konkretisht atë arsimore.
Ja denoncimi i Departamentit  Antikorrupsion në PD
Skema e megazhvatjeve me PPP ne shëndetësi, mjedis,art, nuk ndalet as ne arsim.
Siç edhe është bere publike me pare, infrastruktura e arsimit para-universitar për bashkine e Tiranes u vendos te jepej me PPP.
Ne projektbuxhetin e 2018 vlera e parashikuar ishte 64 miliard leke (përfshirë këtu interesat marramendëse).
Ne projektbuxhetin e vitit 2019, vlera është pothuaj dyfishuar: 101 miliard leke.
Pyetja është se kush është projektuesi i objekteve?Përgjigja është e thjeshte, sepse projektues te parapërzgjedhur Rama ka pak: kësaj radhe, pjesa i takoi Boerit.
Po zbatuesi, pra privati partner me “publiken”?
Shoqëria Agikons. Edhe kjo e parapërzgjedhura, te cilës i ra pjesa e radhës.
Pyetja, pergjigjen e se cilës Rama duhet t’ia japë kësaj here veçanërisht studenteve është: po projektet 3D te konvikteve etj., mos valle ka menduar t’i japë dhe këto me PPP Boerit dhe Agikonsit te radhës

Modifikuar më E mërkurë, 12 December 2018 10:50
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...