Macron po i jep të gjitha të shpëtojë vetë, në Tiranë Rama do ta zgjidhë me citatet e Mao Ce Dunit

Tuesday, 18 December 2018 12:43

Nga Ilir Nikolla

Nga Franca po vjen edhe një leksion tjetër madhor se pse Edi Rama ka frikë nga protesta qytetare si një manifestim kundër politikës së tij. Presidenti Emanuel Macron ka shpallur një debat të madh kombëtar, pas nismës së “jelekverdhëve” për mbajtjen e referendumeve kombëtare, kur mundësohet një nismë nga një numër qytetarësh. S’është jakobinizëm, është një përgjigje (ndoshta edhe e dëshpëruar) për të gjetur pika takimi me protestuesit në rrugë dhe për të synuar disi një shartesë midis klasës aktuale politike dhe të revoltuarve në të gjithë vendin.

Se sa do t’ja arrijë, mbetet për t’u parë, por është dëshpëruese tek shikon Edi Ramën me regji qendrore, që mundohet të blejë kohë, rektorë, pedagogë e studentë, me shpresë se do ta ndalë shndërrimin e protestës së studentëve në një manifestim të mirëfilltë politik kundër tij.

Në fakt, bllokimi i rrugëve dhe thirrjet me pullë të kuqe kundër Edi Ramës poshtë zyrës së kryeministrit janë shenja të qarta se drejt asaj rruge po shkohet. Shurdhëria dhe miopia politike e kryeministrit nuk e ndalin dot të pandalshmen. Edhe demonizimi i protestës si e kapur s’shërben për gjë.

Me takime kineze “gju më gju me popullin” (e blerë) veç sa demaskohen të shiturit. Ideologët e Macronit e kanë arritur prej kohësh këtë përfundim. Dikush t’ua thotë edhe lejfenëve në kryeministri, se ndoshta çalltisin e marrin vendimin e duhur për t’u larguar nga zyra e për të mbetur ndoshta në politikë, para se negociimi për qendrimin në politikë të bëhet me të vërtetë i pamundur.

Modifikuar më Tuesday, 18 December 2018 14:53
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...