Kryeprokurorja/ Fundi i ëndrrës një-vjeçare pushteti, arrogance e paaftësie

E mërkurë, 19 December 2018 21:55

Shiheni këtë foto të Kryeprokurores së Përkohshme, Arta Marku, shkrepur në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, zhvilluar paraditen e së Mërkurës. Kjo është fytyra e një njeriu që përballet me fundin e ëndrrës 1-vjeçare, të karakterizuar nga paligjshmëria, arroganca, keqpërdorja dhe paaftësia, kjo e fundit cilësi e përmendur publikisht edhe nga vëzhguesit ndërkombëtar të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, mori pjesë në mbledhjen e parë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucionit përgjegjës për karrierën e prokurorëve. Pavarësisht se KLP-ja tashmë është nën kontrollin politik të Partisë Socialiste në maxhorancë, gjithësesi, prej ditës së mërkurë, ka në dorë kompetencat për emërimin, transferimin, ngritjen në detyrë dhe penalizimin e prokurorëve të Republikës së Shqipërisë. Këto kompetenca, deri më tani i ushtronte në mënyrë abuzive dhe antiligjore Kryeprokurorja e Përkohshme.

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme u zgjodh fiks një vit më parë, nën tymin e flakadanëve të opozitës, e cila kundërshtonte zgjedhjen e njëanshme të drejtuesit të Prokurorisë vetëm me 69 votat e maxhorancës.

Arta Marku nuk u angazhua aspak për t’u dukur, të paktën në aparencë, si drejtuese e një institucioni të pavarur. Ajo u shndërrua në një mekanizëm në duart e maxhorancës socialiste për të mbyllur apo mosfilluar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë socialistë.

Nisma e parë “pro-qeveritare” e Arta Markut ishte zbehja e hetimeve ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Fillimisht, me firmën e saj të paligjshme u ekstradua drejt Italisë njeriu që mund të shndërrohej në dëshmitar të prokurorisë kundër Tahirit, Nezar Seitaj, i konsideruar si financieri i Habilajve. Më pas, me firmën e Arta Markut dhe mikeshës së saj tek Krimet e Rënda, Donika Prela, u sakatua grupi që po hetonte Saimir Tahirin.

Arta Marku nuk nxiti hetimet për Taulant Ballën, i dyshuar si garanti i mbërritjes së 3.4 milionë eurove me Toyota Yaris, për llogari të një grupi kriminal. Por, përkundrazi, urdhëroi hetimin e kreut të opozitës, Lulzim Basha, për faktin se e denoncoi këtë trafik.

Arta Marku nuk hetoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, për vijimin e aktivitetit të narko-trafikut. Por, vendosi të hetonte gazetari Jetmir Olldashi për faktin se intervistoi denoncuesin e Agron Geron Xhafaj.

Arta Marku as nuk ka pasur ndërmend të nisë hetimet për Damian Gjiknurin, për skandalin korruptiv të tenderit të Unazës së Re.

Ligjërisht, Kryeprokurores së Përkohshme nuk i takon që të ndërhyjë në çështje konkrete. Por, duke uzurpuar antiligjërisht kompetencat për emërimin, transferimin dhe penalizimin e prokurorëve, ajo u shndërrua në një “komandues” të çdo hetimi ku përfshiheshin politikanët e maxhorancës.

Arta Marku u karakterizua gjatë këtij viti nga arroganca, e cila, me shumë mundësi, vjen nga paaftësia, një “cilësi” të cilin ia vuri në dukje Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit. Mandati i saj 1-vjeçar u karakterizua nga përplasjet e shumta me prokurorët. Kulmi i këtyre përplasjeve ishte nisja e hetimit disiplinor për 10 prokurorë të Krimeve të Rënda, të cilët kundërshtuar në mënyrë ligjore dhe qytetare urdhërat e paligjshëm të drejtueses së tyre, Donika Prela.

Arta Marku aplikoi, në mënyrë antiligjore, politikën e kulaçit dhe kërbaçit me lëvizjet në institucionin e Prokurorisë. Miq e mikesha të saj, si edhe prokurorë nga e njëjta zonë gjeografike me Kryeprokuroren, u katapultuan pa asnjë bazë ligjore në pozicione drejtuese të prokurorive lokale ose u afruan në Prokurorinë e Përgjithshme.

Një pjesë tjetër prokurorësh, të cilët nuk pranuan t’i bindeshin urdhërave të paligjshëm të Kryeprokurores së Përkohshme, u degdisën nga Tirana për në rrethe të largëta, në Pukë, Pogradec, etj.

Arta Marku, ndoshta mund të arrijë të marrë mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm të Përhershëm. Por, edhe nëse e merr, tashmë edhe zyrtarisht, ajo nuk ka më asnjë kompetencë, nga ato që i përdori me arrogancë./ Boldnews

Modifikuar më E Enjte, 20 December 2018 10:45
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...