Drejtësia e Re në duart e kunetërve e mikeshave të PS

E Enjte, 20 December 2018 22:26

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është duke shijuar qumështin e dhive të Kirgistanit, ndërkohë që projekti i tij dhe Soros për të dorëzuar sistemin e drejtësisë në Shqipëri në duart e Edi Ramës po përparon ndjeshëm.

Reforma në Drejtësi në Shqipëri u ideua, të paktën formalisht, që të eleminonte ndikimin e politikës në gjyqësor dhe prokurori. Por kjo ide fillestare ndryshoi katërcipërisht rrugës, duke përfunduar në një projekt që vendos të gjithë sistemin e drejtësisë nën kontrollin e një njeriu-Edi Ramës, kryeministër aktual dhe kryetar i Partisë Socialiste.

Tashmë po shihet në praktikë se si njerëzit e drejtësisë, nga shkollimi e deri tek ngritja në karrierë, janë në dorë të kunetërve e miqve të zyrtarëve të lartë të Partisë Socialiste.

Reforma në Drejtësi parashikon që të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e së ardhmes të dalin vetëm nga Shkolla e Magjistraturës. Sipas propagandës qeveritare, vetëm produkti i kësaj shkolle do të arrijë të minimizojë korrupsionin në sistemin e drejtësisë. Por, faktet janë disi më ndryshe. Deri më tani, një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve të shkarkuar nga Vetingut janë ish-studentë të Shkollës së Magjistraturës. Pra, kjo Shkollë nuk e ka gjetur “vaksinën” kundër korrupsionit. Madje, për shumë juristë, korrupsioni nis pikërisht nga Shkolla e Magjistraturës ku, “gjoba” për hyrjen në të thuhet se ka arritur në 150 mijë euro.

Shkolla e Magjistraturës drejtohet nga Sokol Sadushi, kunati i Fatmir Xhafaj, njeriu që e mban veten për “babain e Reformës në Drejtësi”, ish-kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe ish-ministër i Brendshëm. Fatmir Xhafaj u përzu nga kabineti qeveritar, pasi kryeministri Edi Rama nuk po e suportonte më tendencën e tij për të marrë sa më shumë pushtet politike.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) drejtohet nga juristi i Soros-it, Gent Ibrahimi, kunati i deputetes dhe eksponentes së lartë të Partisë Socialiste, Mimi Kodheli. KLP ka rol thelbësor në zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ky institucion është përgjegjës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm, por, sidomos për zgjedhjen e prokurorëve që do të jenë pjesë e Strukturës së Posaçme Hetimore, SPAK.

Prokurori i Përgjithshëm (i Përkohshëm), Arta Marku, e cila u zgjodh në detyrë në mënyrë antikushtetuese, është në krye të institucionit të Akuzës falë miqësisë së ngushtë me kryetarin e Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Njohja mes tyre daton që në periudhën kur Marku qëndronte poshtë deputetit të sotëm në hierarki, kur Manja drejtonte Prokurorinë e Shkodrës.

Maxhoranca e Edi Ramës kontroll pjesën më të madhe të anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP). Në këtë mënyrë, Partia Socialiste ka në dorë jo thjesht karrierën e gjyqtarëve e prokurorëve, por edhe përzgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, dy institucione të cilat janë thuajse inekzistente prej disa muajsh.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), i cili është përgjegjës për renditjen e kandidatëve për anëtar të Gjykatës Kushtetuese, drejtohet nga gjyqtari i lartë, Ardian Dvorani, një bashkëpunëtor i vjetër dhe i ngushtë i Partisë Socialiste.

Këshilli i Lartë Gjyqësor është përgjegjës për karrierën e gjyqtarëve, emërimin, transferimin, komandimin dhe penalizimin e tyre. Pesë nga 11 anëtarët e tij, nga radhët e juristëve jo-gjyqtar, janë zgjedhur në KLGJ vetëm me votat e maxhorancës, në një proces të kundërshtuar forcërisht nga opozita. Pakica e brishtë e njerëzve të qeverisë në KLGJ mund të shndërrohet lehtësisht në shumicë vendimmarrëse, mjafton që të “joshin” të paktën një prej anëtarëve gjyqtarë. Në këtë mënyrë, Partia Socialiste, nëpërmjet njerëzve të saj në KLGJ, do të kontrollojë lehtësisht karrierën e gjyqtarëve

Në mënyrë thuajse identike, Partia Socialiste do të kontrollojë edhe vendimmarrjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Maxhoranca aktuale ka përzgjedhur, vetëm me votat e saj, 5 anëtarët jo prokurorë të KLP. Në rastin e këtij institucioni, Partia Socialiste nuk e ka aspak të vështirë të “rekrutojë” anëtarë nga radhët e prokurorëve. Disa prej tyre janë rreshtuar prej kohësh në krah të Partisë Socialiste./ Marrë nga Boldnews

Modifikuar më Premte, 21 December 2018 10:31
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...