Krishtlindje - Plus

Tuesday, 25 December 2018 00:13

Nga Ilir Nikolla

Kershendellat kane nje histori shqiptare njerezish, gjuhe, kombi, feje, krahine dhe ideologjie. 
Shqiptaret jane nje komb fatlum qe e kane Lindjen e Krishtit si nje trashegimi pagane, si nje mbijetese linguistike dhe si nje version sui-generis te poliformizmit.
Krishti i shqiptareve ortodokse eshte nje shfaqje e shquar e besimtareve tradicionale, plot pasion per detajin, ndersa Krishti i shqiptareve bektashinj eshte nje rreze e drites mbijetuese ne kushtet kur mbijetesa s’ishte e mundur.
Krishti i shqiptareve myslimane eshte Krishti me i ndritshem i shqiptareve, pasi eshte Krishti i adn-se, Krishti qe s’krasitet, Krishti qe kapercen Optiken, Sulltanatin dhe plangprishjen.
Krishti i shqiptareve katolike eshte krenaria e shqiptareve.
Nata e lindjes se Hyut na sjell ne mendje lidhjen e shkurter mes Perendise (Hyut) dhe Yllit, por edhe propaganden qe i lidh Kershendellat (me duket se garen do e fitojne Kshnellet) me idolin e Mitres.
Miter hesapi.
Barbaria na kujton popujt jo-kaste, jo-helene (greke). Ata te vjetrit, kuptohet. 
Sa interesant ngjan fakti se linguistika thote se Kershendellat (Kshnellet) jane qe nga viti (le te themi) 200...(s’po flasim per perdorimin pellazgjiko-ilir Nata e Buzmit...), kurse barbaret sot rreshtojne si aleate, terroristin e pare, komunistin e pare, xhonturkun e pare, spahiun e pare...e deri tek koloni i pare i skllavopronarit.
Krishtlindjet jane shenjestra me mbarekombetare e shqiptareve. Ata qe thone se besimi eshte nje pike e dobet, e cila, u kapercye - thjesht kombetarisht - nga Pashko Vasa, jane minimaliste. 
Ajo ndodhi, se ashtu ishte koha.
Por 100 vjet pas shpalljes se lindjes “de jure” te kombit shqiptar, s’ka gje me te vjeter, me kuptimplote e...(besoj) me jetegjate qe i karakterizon shqiptaret sesa Historia e Krishtlindjes nder shqiptare.
Ajo eshte e vjeter sa duhet, e gjere sa e tejkalon nevojen, mbijetuese sa s’i mjafton endrres,...dhe plot shprese se historia eshte shume e ngushte per te.
Kershendellat jane tonat, burimore, mbijetuese ...dhe me nje hipoteke te pakundshoqe.

Modifikuar më Tuesday, 25 December 2018 10:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...